SHBA rikthen rebelët Houthi në listën e organizatave terroriste

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është përpjekja e fundit e Uashingtonit për të frenuar sulmet ndaj anijeve ndërkombëtare.

Zyrtarët thanë se përcaktimi, që vendos sanksione të ashpra për grupin e lidhur me Iranin, ka për qëllim ndërprerjen e fondeve dhe armatimeve që rebelët Houthi kanë përdorur për të sulmuar ose rrëmbyer anijet në detin e Kuq.

Sulmet e rebelëve Houthi kanë ndërprerë transportin detar të mallrave në Detin e Kuq, duke nxitur shqetësimet se një përshkallëzim i luftës Izrael-Hamas mund të çojë në destabilizim të Lindjes së Mesme.

“Këto sulme paraqesin atë që përcaktohet si terrorizëm”, tha një nga tre zyrtarët e administratës që informoi gazetarët në kushte anonimiteti, përpara njoftimit zyrtar.

Vendimi për ta ripërfshirë këtë grup në listën e organizatave terroriste vjen pasi avionë, anije dhe nëndetëse luftarake amerikane dhe britanike, ndërmorën javën e kaluar dhjetëra sulme kundër lëvizjes Houthi, që kontrollon pjesët më të populluara të Jemenit.

Milicia Houthi, që thotë se sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq u kryen në përgjigje të sulmit të Izraelit në Rripin e Gazës, ka kërcënuar me “një përgjigje të fortë dhe efektive”.

“Ne do të vazhdojmë të kundërshtojmë ndikimin keqdashës iranian kudo që të mundemi. Tani vendimi për t’u shkëputur nga Irani i takon lëvizjes Houthi,” tha një zyrtar tjetër për agjencinë e lajmeve Reuters, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara mund të shqyrtonin mundësinë për ta hequr grupin nga lista e organizatave terroriste në rast se ndërpriteshin sulmet ndaj anijeve.

Gjendja humanitare

Administrata e ish-presidentit Donald Trump futi rebelët Houthi në dy lista, duke i përcaktuar si terroristë, një ditë para përfundimit të mandatit të saj, duke nxitur Kombet e Bashkuara dhe disa ligjvënës amerikanë të shprehnin frikën se sanksionet do të shkaktonin ndërprerje të dërgimit të ushqimit, karburantit dhe mallrave të tjera në Jemen.

Lexo edhe :  Putin lëshon 4 bombardues bërthamorë drejt Evropës

Sekretari i Shtetit Antony Blinken hoqi grupin Houthi nga lista e organizatave terroriste në 12 shkurt të vitit 2021 për të lehtësuar dërgimin e ndihmave humanitare në Jemen.

Kombet e Bashkuara e cilësojnë krizën humanitare në Jemen si “të rëndë”, pasi më shumë se 21 milionë njerëz, dy të tretat e popullsisë, kanë nevojë për ndihmë. OKB-ja thotë se më shumë se 80% e popullsisë përballet me vështirësi për të siguruar ushqim, për qasje ndaj ujit të pijshëm dhe shërbimit shëndetësor./O.S

Të fundit

Ekstremet e motit përfshijnë Azinë/ Qindra të vdekur nga përmbytjet dhe i nxehti

Ndërsa reshje të rrëmbyeshme godasin Kinën, Pakistanin dhe pjesë të Indisë, një valë përvëluese e të nxehtit ka përfshirë...

A ishte tradhtar Mbreti Zog?

Alban Daci Analiza tipike  e optikës komuniste të histografisë ndaj Zogut që e analizojnë si tradhtar për 7 Prillin dhe po ashtu edhe për marrëdhëniet...

Kroacia teston dronin revolucionar që do të modernizojë luftimin

Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq, ka ndarë një video në rrjetet sociale ku paraqitet përdorimi i dronëve luftarakë FPV gjatë një stërvitjeje të...

Si po ndikon politika ekonomike e Trump? Ekspertët: Zhgënjyese në tregun e punës

Shifra zhgënjyese në tregun e punës dhe pakënaqësi në radhët e industrisë. Sinjalet paralajmëruese të alarmit për konjunkturën dhe ekonominë në SHBA po shtohen. Presidenti...

“Shokë, duhet të dimë gjithçka”/ Si STAS-i përgjonte qytetarët e RDGJ-së?

“Shokë, duhet të dimë gjithçka!”: Ky ishte mesazhi i qartë që Erich Mielke u dha punonjësve të tij. Ai ishte kreu i Ministrisë së...

Lajme të tjera

Web TV