Pse disa vende turistike po ndalojnë fotot selfie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndalimi i fotove selfie po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm në shumë vende turistike. Motivi? Sepse shpëtojnë jetë njerëzish.

Mania e këtyre fotove është më vdekjeprurëse se sulmet e peshkaqenëve. Një studim i publikuar në Journal of Travel Medicine zbuloi 379 vdekje të lidhura me selfie-t gjatë 13 viteve të fundit.

Mes tyre, 140 turistë shkrepën në mënyrë tragjike foton e tyre të fundit. Ndërkohë, vetëm 90 humbje fatale jete ndodhën nga sulmet e peshkaqenëve.

Muajin e kaluar, një gondolë u përmbys në Venecia të Italisë kur një grup turistësh refuzuan të ndalonin së bëri selfie. Pikërisht përpara aksidentit, gondolieri i kërkoi grupit të mos lëviznin, ndërsa ai bëri një manovër të vështirë lëvizjeje poshtë një ure. Fatmirësisht nuk pati të lënduar pas aksidentit.

Realizimi i një fotoje selfie të përsosur për mediat sociale i ka çuar turistët në një mori rreziqesh ekstreme, si incidente tragjike, rëniet fatale nga shkëmbinjtë, aksidentet me makina dhe trena, takime të rrezikshme me kafshë të egra dhe mbytje të paparashikuara.

Mes 379 vdekjeve të lidhura me selfie-t në mbarë botën mes viteve 2008 dhe 2021, 37.2% ishin turistë. Rënia nga lartësia përbënte 49.9% të të gjitha vdekjeve, të ndjekura nga transporti (28.4%) dhe mbytjet (15.3%). Mosha mesatare e viktimave të selfie-ve gjatë kësaj periudhe kohore ishte 24.4 vjeç. Gratë kishin më shumë gjasa të plagoseshin për vdekje nga rrëzimet nga lartësitë dhe takimet me kafshët, ndërsa më shumë burra u vranë në rreziqe të lidhura me transportin.

Vendet me numrin më të madh të vdekjeve nga selfie-t ishin India (26.4%), Shtetet e Bashkuara të Amerikës (10.3%) dhe Rusia (8.7%).

Lexo edhe :  Njerëzit e zgjuar zgjedhin vetminë për një arsye shumë interesante

Pas një sërë aksidentesh të lidhura me selfie-t në Mumbai të Indisë, qeveria ka përcaktuar disa zona për selfie, duke përfshirë plazhe, vende festivalesh dhe atraksione turistike. Në Pamplona të Spanjës, bërja e selfie-ve gjatë vrapimit vjetor të demave është e paligjshme për shkak të aksidenteve të mundshme.

Në New York u miratua një projektligj që ndalon selfie-t me macet e egra, përveç rasteve nëse ka një pengesë fizike midis personit dhe kafshës. Në mënyrë të ngjashme, vizitorëve të liqenit Tahoe në SHBA u është kërkuar të mos bëjnë selfie me arinj, pasi kthimi i shpinës pranë një ariu është jashtëzakonisht i rrezikshëm./E.Ç

Të fundit

Dështon për herë të shtatë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Deputetët nuk kanë arritur ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës as pas për tentimit të shtatë radhazi, pasi kandidatja e...

Java Botërore e Vaksinimit/ Mjekja: Vaksinohuni duke besuar, ato shpëtojnë jetë njerëzish

Nga 24-30 prill shënohet Java Botërore e Imunizimit, e cila si çdo vit zhvillohet me qëllim për promovimin e vaksinimit dhe rëndësinq që ka. Përmes...

Lobimi 6 milionë dollarë i PD në SHBA, Dash Shehi thirrje administratës amerikane

Dashamir Shehi nga koalicioni Djathtas për Zhvillim i bën thirrje administratës amerikane për ndalimin e  lobimeve në vendet e varfëra dhe të vogla sikurse...

Mashtrimi me Call Center/ SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit

Prokuria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më 25 prill 2025 ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme kërkesën për konfiskimin e pasurive...

Ky është Nuredin Seci garanti i 6 milionë dollarëve për heqjen e nongratën Berishës

Nuredin Seci nga Tropoja, i shkolluar për elektriçist në Shkodër, i njohur si alpinist dhe që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka...

Lajme të tjera

Web TV