Skandali me Chiara Ferragni/Italia merr masa të rrepta te influencerat në rrjetet sociale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Influencerat italianë dhe krijuesit e tjerë të përmbajtjeve të mediave sociale së shpejti mund të jenë të detyruar të ndjekin të njëjtat rregulla si mediat tradicionale kur postojnë përmbajtje në internet. Aktivitetet e ndikuesve do të monitorohen nga Agjencia Italiane e Komunikimeve (AGCOM), raporton Bi-Bi-Si.

Rregullat fillimisht do të zbatohen për influencuesit me më shumë se një milion ndjekës.

“Le të fillojmë me të mëdhenjtë, por edhe të tjerët do të duhet të përshtaten”, tha kreu i AGCOM, Giacomo Lasorella, për gazetën “La Repubblica”.

Udhëzimet e propozuara vijnë me një sërë rregullash të reja që parashikojnë dënime të rënda për influencuesit që nuk publikojnë në mënyrë të qartë bashkëpunimet me markat dhe interesat komerciale, me gjoba deri në 250,000 euro.

 

Shumë njerëz e kanë parë vendimin e AGCOM si të lidhur me skandalin e fundit të influenceres së famshme italiane Chiara Ferragni – diçka që Lasorella e ka mohuar./O.S

 

Të fundit

Vrasja në Maliq/ Djali dhe babai në burg, familja e autorit largohet nga banesa

Familja e autorit të vrasjes së 14-vjeçarit në Maliq ka mbyllur shtëpinë në fshatin Leminot dhe është larguar për...

Putin niset drejt Alaskës për takimin ‘kokë më kokë’ me Trump, ukrainasit në ankth

Vladimir Putin është nisur drejt Alaskës për takimin kokë më kokë me homologun amerikan Donald Trump, dhe bisedime që synojnë gjetjen e një zgjidhjeje...

15 gusht 1947 – Pavarësia e Indisë dhe lindja e Pakistanit

Në mesnatën mes 14 dhe 15 gushtit 1947, pas gati dy shekujsh sundimi kolonial britanik, India shpalli pavarësinë nga Britania e Madhe. Kryeministri i...

Trump letër Begajt: Pres me padurim të forcojmë aleancën

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, mori sot një letër nga Presidenti i SHBA-ve , Donald Trump. Në mesazh Trump thekson angazhimin e tij për...

Pas shiut përmirësohet situata me zjarret, nga 28 vatra vetëm tre mbeten aktive

Përmirësohet ndjeshëm situata me zjarret në vend. Kështu gjatë 24 orëve të fundit, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të...

Lajme të tjera

Web TV