Turneu i Taylor Swift rrit kërkesën për udhëtime ajrore në Europë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fansat e kantautores amerikane Taylor Swift “po ushqejnë” kërkesën e madhe për udhëtime ajrore në Europë midis majit dhe gushtit për të ndjekur turneun e saj “Eras”.

Këtë e ka bërë të ditur kompania spanjolle e prenotimit të udhëtimeve në internet “eDreams ODIGEO”.

Sipas eDreams, kërkesa për fluturime drejt Stokholmit në periudhën 17-19 maj, kur fillon turneu, është rritur gjashtë herë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kërkesat për fluturime drejt Varshavës, Edinburgut, Liverpoolit dhe Parisit në ditët pas koncerteve të Taylor Swift u rritën me 339 për qind, 176 për qind, 133 për qind dhe 108 për qind, raporton Reuters.

Kompania me bazë në Barcelonë eDreams tha se kërkesa transatlantike është rritur më së shumti, gjë që tregon interesin e madh të fansave të Taylor Swift nga Amerika për të ardhur në shfaqjet e saj europiane.

Rritje ka pasur edhe udhëtimet në Cyrih, Lion, Milano, Amsterdam, Vjenë dhe Madrid, ku do të performojë Swift.

Këto shifra të pazakonta pasqyrojnë ndikimin e këngëtares në skenën muzikore botërore dhe kontributin e rëndësishëm ekonomik të performancave të saj, i cili tashmë është vënë në dukje në SHBA./E.Ç

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV