Francë/ Mijëra qytetarë protestojnë kundër rregullave të emigracionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me rregullat e reja emigrantëve u vështirësohet marrja e familjarëve dhe vonohet aksesi për ndihmë sociale

Mijëra qytetarë protestuan pranë Kullës Eiffel kundër ligjit të emigracionit të miratuar së fundmi në Francë. Me legjislacionin e ri emigrantëve u vështirësohet marrja e familjarëve dhe u zgjatet periudha për të fituar akses në ndihmë sociale.

Qeveria franceze fillimisht kishte thënë se ky do të ishte një legjislacion që do ta bënte më të lehtë për emigrantët që punojnë në sektorë ku mungon fuqia punëtore veçanërisht në ndërtim dhe bujqësi, të marrin një leje qëndrimi, por gjithashtu do ta bënte më të lehtë për të dëbuar emigrantët e paligjshëm.

Disa punëtorë të huaj që janë pa dokumente iu bashkuan protestës, përfshirë Talibe Drame nga Mali, i cili punon në sektorin e ndërtimit. Ai thotë se ndihet i shfrytëzuar nga punëdhënësit.

“Unë nuk kam sigurime sociale. Kjo është vërtet e vështirë. Kur punojmë, mund të keqtrajtohemi, sepse kemi frikë se mund  të humbasim vendet e punës. Kur punojmë, orët jashtë orarit që bëjmë mund të mos paguhen dhe ne nuk mund të ankohemi. Ankohesh, pushohesh dhe  largohesh nga vendi i punës. Kjo nuk është normale”.

Një tjetër emigrant i huaj ankohet për kushtet e këqija të punës dhe pagesat e vonuara.

“Akomodimi nuk është i mirë dhe shefi nuk më jep ushqim. Është ushqim i prishur, ata japin ushqim të prishur. Kjo nuk është mirë. Ata japin ushqim vetëm një herë në ditë.”

Francezët janë krenarë prej kohësh që kanë një nga sistemet më te mira te ndihmës sociale në botë, duke i ndihmuar emigrantët e huaj të paguajnë qiranë ose të kujdesen për fëmijët e tyre. Por së fundmi e djathta ekstreme dhe disa konservatorë, kanë argumentuar se vetëm francezët duhet të kenë këto përfitime.

/O.S

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV