Moti/ Përmirësohet situata në qarkun e Lezhës. Hapen rrugët, rikthehet energjia elektrike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata e krijuar nga moti i keq në Qarkun e Lezhës është përmirësuar. Sipas të dhënave zyrtare të Mbrojtjes Civile, pjesa më e madhe e rrugëve që lidhin fshatrat me qendrat administrative Fan, Orosh, Kaçinar dhe Selitë në Mirditë janë hapur, ndërsa aty ku ka sërish probleme mjetet dhe punëtoret e bashkisë ndodhen në terren për hapjen e tyre.

Gjatë natës temperaturat kanë zbritur deri në -5 gradë celsius, duke sjellë ngrica në rrugë. Në këto kushte autoritetet ju bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve që të lëvizin me kujdes në zonat ku ka probleme.

Pas dy ditëve me probleme nga moti i keq është bërë i mundur dhe rikthimi i energjisë elektrike në pjesën më të madhe të territorit të Qarkut të Lezhës.

Punonjësit e Operatori të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike kanë punuar pa ndërprerje, për riparimin e dëmeve të shumta të shkaktuara nga stuhitë e borës dhe shiut, në rrjetin elektrike kryesisht në zonat rurale, ndërsa situata po mbahen nën monitorim të vazhdueshëm nga sektori i Mbrojtjes Civile në të tre Bashkitë e Qarkut Lezhë, për t’iu ardhur në ndihmë banoreve për emergjenca shëndetësore apo dhe bazë materiale për gjënë e gjallë./E.T

Të fundit

Çfarë është Hawala? Si funksionon sistemi informal i transferimit të parave

Hawala është një metodë informale e transferimit të parave. Ky sistem konsiderohet si një “transferim parash pa lëvizje parash”...

Connie Francis ishte një yll pionier i pop-it, e ndjekur nga tragjedi

Connie Francis, ylli i pastër i pop-it të viteve 1950 dhe 1960, i njohur për këngët Pretty Little Baby dhe Who’s Sorry Now? –...

Mbi 17 mijë vizita në qendrat shëndetësore verore, 27% e pacientëve kanë qenë të huaj

Që nga data 1 qershor  36 qendrat shëndetësore verore në të gjithë vendin që operojnë 24 orë në 7 ditët e javës kanë  trajtuar...

Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë, faktorët kryesorë/ Si po plaket forca e punës

Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë ndër vite janë faktorë kyç që po ndikojnë te mplakja e fuqisë punëtore në vend dhe thellimi i hendekut...

Verë e paprecedentë në Itali/ Në Siçili priten temperatura deri në 49°C,

Tashmë është zyrtare, java e ardhshme do të ndajë Italinë në dy realitete të kundërta klimatike. Ndërsa veriu i vendit do të përballet me...

Lajme të tjera

Web TV