Shkëmbi bie mbi shtëpi dhe i zë këmbët teksa flinte, shpëton 25-vjeçari në Përmet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një masiv shkëmbi ka rrëshqitur nga mali dhe ka rënë një banesën e një 25-vjeçari në Përmet.

Ngjarja ka ndodhur këtë mëngjes në fshatin Çarçovë. Sipas policisë, 25-vjeçari, i cili ka qenë në gjumë, ka mbetur i bllokuar në banesë dhe masa shkëmbore i ka zënë gjymtyrët e poshtme dhe i ka pamundësuar lëvizjen.

Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe autoambulanca mbërritën në vendngjarje dhe pas një ore nxorën shtetasin me iniciale Dh.V. I riu ndodhet në spitalin e Përmetit dhe mjekët po vlerësojnë nëse do të duhet trajtim më i specializuar për dëmtimet që i riu ka në të dy gjymtyrët e poshtme.

Zona e Çarçovës është e kërcënuar prej shembjes së shkëmbinjve përgjatë të paktën dy dekadave të fundit. Incidente të ngjashme kanë ndodhur edhe në të shkuarën ku shkëmbinj janë shembur mbi banesa dhe mbi mjete që përshkonin rrugën nacionale./O.S

Të fundit

Berisha nxjerr “sekretin shtetëror”: Ja ku u rrëmbye Daniel Shima

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një statusi në rrjete sociale ka folur gjatë për zhdukjen e ish-zv....

Pse Vuçiqi dhe Dodiku po vrapojnë pas Trumpit?

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq prej muajsh është përpjekur me ngulm të kontaktojë Presidentin e SHBA-së Donald Trump. Pas dështimit total në muajin maj në...

Kremlinit nuk i pëlqejnë propozimet evropiane për Ukrainën

Rusia ka qëndrim negativ për propozimet evropiane për garanci të sigurisë për Ukrainën dhe nuk do të pranojë asnjë prezencë të trupave të NATO-s...

Zbulohet klauzola speciale, Bayern humb blerjen më të mirë të vitit në 2026?

Michael Olise është blerja më e mirë e 5 viteve të fundit te Bayern. I transferuar për 51 mln euro nga Crystal Palace vitin...

Deputeti demokrat: PD ka nevojë për reformë të thellë

Deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku, ka kritikuar opozitën në studion e "News 24" duke thënë se në këtë gjendje që ndodhet nuk mund të fitojnë...

Lajme të tjera

Web TV