Presidenti i Shteteve të Bashkuara Richard Nixon njofton zyrtarisht, arritjen e marrëveshjes së paqjes në Vietnam. Pas disa vitesh luftime, marrëveshja e Paqes në Paris u nënshkruan në fillim të vitit 1973. Marrëveshja e nënshkruar në hotelin Majectic, Paris njihet si “Një marrëveshje që i jep fund luftën dhe rivendos paqen në Vietnam”. Marrëveshja erdhi pas bisedimesh të gjata të cilat shpeshherë ishin futur në qorrsokak. Kisingeri do të tentonte të hapte bisedimet me diplomatë vietnamezë të nivelit të lartë por qëndrimet e palëve ishin larg njëri – tjetrit. Amerikanët propozuan një tërheqje të ndërsjellë të forcave të SHBA dhe Vietnamit të Veriut. Hanoi këmbënguli në një tërheqje të pakushtëzuar të SHBA-së dhe në zëvendësimin e regjimit të Nguyen Van Thieu të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara me një qeveri koalicioni neutral. Nixon në mandatin e tij të dytë problematik fillimisht mendoi të përdorte fushata të reja bombardimesh si dhe një bllokadë ndaj Veriut për të detyruar udhëheqjen komuniste të pranonte kushtet amerikane. Por ekspertët e tij ushtarakë dhe të inteligjencës e këshilluan atë se veprime të tilla nuk do të kishin gjasa të kishin një efekt vendimtar. Po kështu edh dhe këshilltarët e tij politikë ishin të shqetësuar për ndikimin e veprimeve të tilla në një publik amerikan i cili kërkonte me këmbëngulje de-përshkallëzimin e vazhdueshëm të luftës.
Pas betejash të përgjakshme, humbjesh të mëdha nga të dy palët, SHBA dhe qeveria e Vietnamit të Jugut nuk ja dolën të ndalin vendosjen e komunizmit në Vietnam. Vietnami i Jugut ishte kundërshtari më i ashpër i kësaj marrëveshje duke u shprehur kundër njohjes së qeverisë së Përkohshme Revolucionare të Vietkongut. Kështu që marrëveshja ose dokumenti i nënshkruar ishte një marrëveshje dypalëshe mes Vietnamit të Veriut dhe SHBA. Përfaqësuesit e Vietnamit të Jugut u paraqitën me një dokument të veçantë që nuk njihte qeverinë e vietkongëve. Saigoni e kishte shprehur të qartë qëndrimin e tij se nuk i njihte vietkongët si pjesëmarrës legjitimë në bisedime për t’i dhënë fund luftës.
Marrëveshja përfshinte një armëpushim për të gjithë Vietnamin, pa bërë ndarje. Por ajo çka ishte më e rëndësishme lidhej me dakordësinë e shprehur nga SHBA për të tërhequr përfundimisht të gjitha trupat amerikane nga Vietnami (në total llogariteshin 23700 trupa), përfshi këshilltarët ushtarak dhe brenda 60 ditësh në tokën e Vietnamit nuk do të kishte më asnjë bazë amerikane. Në këmbim të këtyre angazhimeve të SHBA, Vietnami i Veriut do të lironte të gjithë të burgosurit amerikanë dhe aleatët e tyre.
Kalendar
23 janar 1943 – Gjatë Luftës së Dytë Botërore, trupat e ushtrisë së 8 britanike, marrin Tripolin në Libi nga ushtria gjermano-italiane e Panzer-ave. Ushtria e Tetë ishte një formacion ushtarak britanik që luftoi në fushatat e Afrikës së Veriut dhe Italisë. Njësitë erdhën nga Australia, India Britanike, Kanada, Franca, Greqia, Zelanda e Re, Polonia, Rodezia, Afrika e Jugut dhe Mbretëria e Bashkuar.
23 janar 1958 – Lind në Krasnodar Krai, Sergey Litvinov. Litvinov, ishte një hedhës çekiçi rus dhe trajner i atletikës. Ai garoi në Lojërat Olimpike Verore të 1980 dhe ato të vitit 1988, duke humbur Lojërat Olimpike të vitit 1984 për shkak të bojkotit sovjetik. Litvinov, fitoi respektivisht një medalje argjendi dhe ari,. Ai gjithashtu fitoi dy tituj botëror, në 1983 dhe 1987.
23 janar 1960 – Batiskafi, USS Trieste thyen një rekord të zhytjes në thellësi duke zbritur në 10.911 metra në Oqeanin Paqësor. Ky batiskaf, me ekuipazhin e tij prej dy vetash arriti në pjesën më të thellë të njohur të oqeaneve të Tokës, thellësinë Challenger, në gropën e Marianas afër Guamit në Paqësor. Trieste ishte anija e parë e drejtuar që kishte arritur në fund të thellësisë Challenger.
23 janar 1961 – Anija luksoze portugeze Santa Maria rrëmbehet nga kundërshtarët e regjimit të Estado Novo-s me qëllimin e fillimit të luftës deri në rrëzimin e diktatorit Antonio de Oliveira Salazar. Pas ndërhyrjes detare të Shteteve të Bashkuara, anija mbërriti në Brazil, dhe rrëmbimi mbaroi më 2 shkurt kur rebelëve iu dha azili politik atje. Ky aksion njihej gjithashtu si Operacioni Dulcinea.
23 janar 1997 – Madeleine Albright bëhet gruaja e parë që shërben si Sekretare e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në 1993, Klinton e emëroi atë në pozicionin e ambasadores amerikane në Kombet e Bashkuara. Ajo e mbajti atë pozicion deri në 1997, kur pasoi Warren Christopher si Sekretare e Shtetit. Albright shërbeu në atë post derisa Klinton u largua nga detyra në 2001.
23 janar 1998 – Netscape lançoi për herë të parë Mozilla-n, me qëllimin për të lëshuar kodin e komunikuesit si burim të hapur. Mozilla është një bashkësi softuerësh e lire. Komuniteti Mozilla përdor, zhvillon, përhapet dhe mbështet produktet e Mozilla-s, duke promovuar kështu softuer ekskluzivisht falas dhe standarde të hapura, me përjashtime të vogla.