Firmoset marrëveshja mes Shqipërisë, Serbisë dhe MV, për lëvizjen e lirë të puntorëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga 1 marsi do të hyjë në fuqi një marrëveshje që është firmosur në Shkup nga qeveria shqiptare, serbe dhe ajo e Maqedonisë së Veriut, që do të mundësojë lëvizjen e lirë të punonjësve.

Sipas lajmit, të publikuar në faqen zyrtare të Qeverisë së Serbisë, përfaqësuesit e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë nënshkruan dje në Shkup, marrëveshjen në kuadër të nismës Ballkani i Hapur, që do të mundësojnë krijimin e një tregu të lirë pune për vendet anëtare të kësaj nisme.

Për këtë marrëveshje është nënshkruar një protokoll për zbatimin e saj dhe kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor. Protokolli tjetër ka të bëjë me skemën elektronike për identifikimin për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, pra me kartë elektronike.

Nga pala serbe, këto dokumente janë nënshkruar nga Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Financave Gojko Stanivukovic dhe në emër të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, përfaqësues të ministrive të tyre kompetente, shkruhet në faqen zyrtare të qeverisë serbe.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha para nënshkrimit të protokollit, se këto dokumente do të mundësojnë që më 1 mars të hyjë në fuqi një treg plotësisht i lirë i punës së vendeve të Ballkanit të Hapur./O.S

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV