Shfrytëzonte shtetaset e huaja për prostitucion, arrestohet në Rinas 41-vjeçari me 5 emra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arrestohet në Rinas një 41-vjeçar, pasi akuzohet se shfrytëzonte për prostitucion shtetase të huaja.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi Auron Hashani alias Auron Samurri alias Auron Ajdinaj alias Avni Ajdinaj alias Elvis Ajdinaj.

NJOFTIMI I POLICISE
PKK Rinas/Verifikime të hollësishme, për të ndaluar shtetasit e shpallur në kërkim, që tentojnë të hyjnë apo të dalin nga Republika e Shqipërisë.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Identitetet”, si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Komisariatit të Policisë Rinas, Interpol Tiranës dhe homologëve italianë.

 

 

Pjesëtar i një grupi kriminal që shfrytëzonte për prostitucion shtetase të huaja gjatë periudhës 2008-2012 në Milano, ndalohet në hyrje 41-vjeçari.

41-vjeçari u ndalua me qëllim ekstradimin në Itali, ku është dënuar me mbi 4 vjet burgim, për këtë veprimtari kriminale.

Si rezultat i kontrolleve dhe intervistimeve të detajuara në hyrje/dalje dhe shkëmbimit të informacioneve të siguruara nga to, ndërmjet shërbimeve të Interpol Tiranës dhe homologëve italianë, u finalizua operacioni policor i koduar “Identitetet”, gjatë të cilit shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas ndaluan në hyrje të vendit, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

-Auron Hashani alias Auron Samurri alias Auron Ajdinaj alias Avni Ajdinaj alias Elvis Ajdinaj, 41 vjeç.

Gjykata e Milanos e ka dënuar 41-vjeçarin, me 4 vjet, 2 muaj e 26 ditë burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në kuadër të grupit kriminal, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka shfrytëzuar për prostitucion në Milano, 2 shtetase të huaja.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali, ku i duhet të vuajë dhe 3 vjet, 11 muaj e 11 ditë burgim.

Lexo edhe :  Ngacmonte vajzat e reja në plazh, arrestohet në Durrës i moshuari 71-vjeçar

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./O.S

Të fundit

Irani akuzon Europën: Jeni bërë vegël e SHBA-së dhe Izraelit

Europa po heq dorë nga roli i ndërmjetësit mes SHBA-së dhe Iranit dhe po ia dorëzon fatin e marrëveshjes...

Gafa e radhës nga Bayern, merr sulmuesin e Chelsea për 81,5 mln euro!

Zbulohen detajet e kalimit të Nicolas Jackson te Bayern. Mediat gjermane raportojnë se klubi bavarez do të paguajë 16,5 mln euro për huazimin e tij...

Shkrumbohet banesa në Vlorë, raportohet për dëme të mëdha

Një apartament në Vlorë është përfshirë nga flakët duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke parandaluar përhapjen e...

Ka apo s’ka Kuvend në Kosovë?

Për njërin nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Ismet Salihun, Kuvendi nuk është konstituuar ende, pavarësisht se kryetari i tij thotë të kundërtën. “Konstituimi i...

La Liga në “hall”, në tre javë janë dy arbitra të dënuar

Linjë e ashpër kundër arbitrave në kampionatin spanjoll. Në tre javë dy janë përjashtuar. Interesant është fakti që në ndeshjen e Realit, pas protestave...

Lajme të tjera

Web TV