Dita e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 3” duket se ka nisur me energji pozitive. Teksa banorët ndodheshin jashtë, Elvisi dhe Romeo kanë vendosur që t’i bëjnë truprojën Merit.
Kjo e fundit ishte ulur në shkallë dhe dy banorët qëndronin në këmbë pas saj.
“Janë truprojat e mi. Të kam thënë që kam dy truproja”, i thotë Meri, Meritonit, duke i kujtuar një bisedë mes tyre para disa ditësh.
Ndërkohë në një moment, Elvisi dhe Romeo marrin nga një banane në duar dhe ia japin Merit, duke shkaktuar shumë të qeshura mes banorëve.
“Sot është dita e Merit, se ndoshta nuk e dini ju. Administratat janë pushim, 25 janari”, thotë Romeo.
Ndërkohë astrologia duke qeshur thotë: “Fama të merr në qafë”.