Me 3 mina dhe eksploziv C4 në trup, arrestohet 45 vjeçari në Lezhë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 45 vjeçar është vënë në pranga në Lezhë pasi montonte mina me telekomandë për t’ua shitur grupeve kriminale. Siç bën me dije policia, atij i janë gjetur 3 mina të cilat i kishte fshehur në trup si dhe një sasi kanabisi.


Kujtojmë se para 3 ditësh një tjetër person u kap në flagrancë në Mirditë, me mina në çantën e shpinës.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Neë Start”. Montonte mina me telekomandë (me lëndë plasëse C4), për t’ua shitur grupeve kriminale, arrestohet në flagrancë 45-vjeçari. Sekuestrohen 3 mina me telekomandë për shpërthim në distancë, të cilat 45-vjeçari i kishte fshehur në trup, dhe një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa që iu gjet këtij shtetasi, në momentin e arrestimit. 3 ditë më parë, Policia e Mirditës sekuestroi 2 mina të tjera me telekomandë dhe 1 kallashnikov, si dhe vuri në pranga poseduesin e tyre.

Shërbimet operacionale dhe ato për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të megaoperacionit kombëtar “Sundimi i ligjit” dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas prodhonte mina me telekomandë, për t’ua shitur grupeve kriminale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “New Start”. Në qytetin e Lezhës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin e dyshuar I. Gj., i cili mund të transportonte minat me telekomandë dhe kanë ndërhyrë menjëherë për ta ndaluar. Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjetën të fshehura në trup, 3 mina me telekomandë, me lëndë plasëse C4, për shpërthim në distancë, dhe një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas i montonte vetë minat, me qëllim shitjen grupeve kriminale, për kryerjen e krimeve kundër personit. Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi I. Gj., 45 vjeç, banues në Lezhë, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 3 minat (të montuara me celularë) dhe sasia e cannabisit.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme”, bëjnë me dije blutë.

Lexo edhe :  Ekzekutoi mikun e tij për një orë ‘Rolex’, Gjykata dënon me burg përjetë Kristi Cenajn

Të fundit

Shqipëria që meritojmë dhe Lezha që duam!

Ulsi Manja “Një model i qeverisjes që flet me vepra, jo me premtime.” Në zemër të kësaj vere të nxehtë, një...

Dita e 6-të e rinumërimit të votave për Tiranën/ PD ka humbur 309 vota

Sot është dita e gjashtë e rinumërimit të votave për partitë dhe kandidatët për qarkun e Tiranës. Procesi pritet të nisë në orën 09:00,...

“Çerdhe” prostitucioni në Pogradec, arrestohet 61-vjeçarja kineze

Pas dy muajsh hetime me metoda proaktive, policia në Pogradec ka finalizuar me operacionin e koduar “Last night”, duke goditur një rast të ushtrimit...

Gjimnasti kryen akrobaci të rrezikshme në 1500 metra lartësi (VIDEO)

Sergey Boytsov, një atlet rus, kreu disa akrobaci që sfidonin gravitetin ndërsa ishte varur nga një tullumbace me ajër të nxehtë. Gjimnasti pretendoi se vendosi...

“Izraeli vret palestinezë të pafajshëm”. Aktivistët spërkasin me bojë një avion

Nga Sally Rooney Më 20 qershor, në një rrëfim që tashmë është bërë tmerrësisht i njohur, forcat izraelite hapën zjarr sërish ndaj palestinezëve në një...

Lajme të tjera

Web TV