Verë në mes të dimrit në Spanjë/ Temperaturat shkojnë në 26 gradë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Temperaturat e larta në mes të dimrit në Spanjë i joshën njerëzit të frekuentojnë plazhet. Shumë prej tyre shijuan motin jashtëzakonisht të ngrohtë ndërsa shprehën shqetësime rreth ndryshimeve klimatike dhe kërcënimit të valëve të reja të të nxehtit përgjatë kësaj vere.

“Këtu në Valencia temperatura duhet të ishte për këtë janar 6 gradë, tanimë është 15 gradë. Kjo nuk është e mirë për njerëzit, apo fshatrat apo peshqit e lagunës, për askënd”, thotë një banore.

“Nuk është normale që mos të ketë dimër këtë sezon”, shprehet një tjetër.

Shërbimi meteorologjik ka parashikuar që temperaturat do të arrijnë në 28 gradë Celsius në rajonin mesdhetar të Murcias dhe 24-26 gradë Celsius në pjesën më të madhe të Andaluzisë në Spanjën jugore përgjatë fundjavës mbi nivelet normale për periudhën e këtij viti.

Nxehtësia këtë dimër ka prekur edhe Francën juglindore, si pasojë e pranisë së një anticikloni të fuqishëm mbi Mesdhe. Edhe në Portugalinë fqinje, temperaturat në zonat qendrore arritën në 25 gradë Celsius.

Temperaturat e larta vijnë mes një thatësire të zgjatur që ka prekur pjesën më të madhe të vendit, veçanërisht rajonin verilindor të Katalonjës dhe rajonin jugperëndimor të Andaluzisë. Në kryeqytetin katalanas të Barcelonës, qyteti i dytë më i madh i Spanjës, nivelet e rezervuarëve të ujit ranë në mes të janarit në rreth 17 për qind të kapacitetit të tyre dhe mund të nxisë autoritetet të shpallin një gjendje të jashtëzakonshme.

 

 

/O.S

 

Të fundit

SpaceShipOne – Fluturimi i vitit  2004 që hapi epokën e hapësirës private

Më 21 qershor 2004, një ngjarje historike ndodhi mbi shkretëtirën Mojave në Kaliforni: SpaceShipOne, një avion-raketë eksperimental i ndërtuar...

Arrestohet spiuni i Iranit në Qipro, kishte nën vëzhgim bazën ushtarake britanike

Autoritetet qipriote kanë arrestuar një shtetas azerbajxhanas nën dyshimin për përfshirje në aktivitete spiunazhi dhe planifikimin e një sulmi terrorist. I dyshuari u paraqit...

Vendet më këqija për të vendosur telefonat

Sot është shumë e vështirë të gjesh një person që nuk zotëron një celular. Jemi të varur nga këto pajisje që nuk luajnë më...

Sëmundjet e gjakut po vrasin popullsinë, Mjekët ngrenë alaramin

Vitin e shkuar sipas raportit të fundit të Institutit të Statistikave ato ishin përgjegjëse për më shumë se gjysmën e vdekjeve si pasojë e...

“Bota në ankth”/ Çfarë ndodh nëse Trump vendos të sulmojë Iranin?

Nëse presidenti Trump vendos të dërgojë bombardues amerikanë për të ndihmuar Izraelin në shkatërrimin e impianteve bërthamore në Iran, do të fillonte një fazë...

Lajme të tjera

Web TV