Ekzekutimi i Liridona Ademajt/ Zbardhet dëshmia e autorit të krimit: Naim Murseli ka…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

KOSOVË- Është publikuar së fundmi dëshmia e plotë e Granit Plavës, autorit të vrasjes së Liridona Ademajt të ndodhur në nëntor të vitit të kaluar në Prishtinë. Pas arrestimit të Plavës, u mësua se ky i fundit kishte deklaruar se Naim Murseli bashkëshorti i Liridonës, i kishte premtuar 30 mijë euro për vrasjen e saj.

Mediat e Kosovës shkruajnë se biseda mes tyre ka ndodhur rreth një javë para se të kryhej vrasja në një pompë të derivateve në Gremnik të Klinës. Në tavolinë me ta ndodhej edhe Kushtrim Kokalla, i dyshuari tjetër për përfshirje në vrasjen e 30-vjeçares.

“Gjatë bisedës në prezencë të të treve, Naimi më ka thënë se do t’i marrësh 30,000.00 euro pasi ta vrasim këtë grua. Në këtë ditë është përmend edhe kallashi për ta ekzekutuar këtë grua, por nuk kam pranuar. Pak para se të largohem m’i ka dhënë dhe 400 euro, dhe Kushtrimit ia ka dhënë një shumë tjetër dhe jemi marrë vesh që të kryhet kjo punë”, ka thënë Plava. “Po ashtu, Naimi na ka thënë se ‘unë kam me shku në Shqipni dhe të kryhet kjo punë sa unë jam atje’”.

Autori Granit Plava ka dëshmuar se Murseli e ka telefonuar ditën e vrasjes së Liridonës dhe i ka kërkuar që të kryhet krimi.

“Në ditën e vrasjes më ka thirrur në Ëhatsapp dhe më ka thënë se sot duhet të kryhet kjo punë, duke më thënë se ti e di se ‘kam pare unë, nëse ndodh diçka unë do të të nxjerr’. Më ka marrë me veturën e tij Range Rover rreth orës 12:00 ku kemi bërë gjiro tek Liqeni i Radoniqit. Aty është prishë goma e veturës dhe kemi shkuar në fshatin Novosellë e Epërme ku aty pronari i një vullkanizeri pasi e kemi rregulluar gomën, Naimi ka thënë se e mora këtë armë nga pronari i këtij vullkanizeri”, ka dëshmuar Plava.

Lexo edhe :  Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Por çfarë nuk dihej, ka qenë fakti se Plava ka dëshmuar se në momentin e vrasjes së Liridona Ademajt, në makinë ka qenë edhe Naim Murseli ndërsa fëmijët jo,

“Unë nuk i kam vërejt fëmijët, ndërsa Naimi ka qenë në veturë në momentin e vrasjes”, ka thënë ai.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 29 nëntorit, kur Liridona Murseli sapo kishte dalë nga një restorant me fëmijët e saj dhe bashkëshortin Naim Murseli. Ky i fundit e raportoi ngjarjen si një grabitje por më pas është ‘thyer’ para hetuesve duke pranuar se ishte ai që kishte organizuar krimin e rëndë. /O.S

Të fundit

Macron: Liria jonë nuk ka qenë kurrë më në rrezik që nga 1945

“Jemi në një pikë kthese”, sipas Pallatit Elize, dhe “në fjalimin që Emmanuel Macron do të mbajë të dielën...

Shkodër, shpërthen bombola e gazit, plagoset pronari i banesës

Pronari i një banese mbeti i plagosur pasditen e sotme si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit që përdorte për gatim. Ngjarja ka ndodhur...

Ministri i Putinit shëtit të dashurën me avionë ushtarakë 100 mln dollarësh

Mediat opozitare ruse dhe gazeta britanike The Sun i kanë bërë jehonë një skandali të ri seksual që ka përfshirë Kremlinin, pasi u zbulua...

Superiore/ Skema e re e “Final Four”, ja ndryshimet që do të ndodhin në sezonin 2025/2026

“Final Four” pritet të pësojë ndryshim rrënjësor në edicionin e ardhshëm, ndërsa FSHF do të njoftojë vendimin zyrtar në vazhdim. Mësohet se nuk do...

Luçiano Boçi: Pas bregdetit, Rama po rrëmben edhe malin

Deputeti i zgjedhur i PD, Luçiano Boçi, tha se Kryeministri Edi Rama po kërkon të rrëmbejë edhe malet e Shqipërisë, siç bëri me bregdetin,...

Lajme të tjera

Web TV