Dega e mësuesisë drejt kolapsit, ekspertët zbardhin shkaqet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga viti në vit po bie interesi për mësuesinë. Vakancat e liruara nga arsimtarët e dalë në pension nuk po ezaurohen ndërkohë dhe premtimi për pagën 900 euro shihet me skepticizëm nga ata.

550-600 mësues dalin nga sistemi arsimor çdo vit për shkak të moshës së pensioni. Kjo shifër është tejet e lartë sipas sindikatës së arsimit, pasi as 50% prej tyre nuk zëvendësohen nga mësuesit e rinj. Kreu i kësaj sindikate Isa Halilaj në një prononcim për mediat, u shpreh se sistemi arsimor sa i përket mësimdhënies është në prag kolapsi.

“Gjatë një viti kemi 500-600 mësues të cilët dalin në pension. Hyrjen nuk kanë qenë më aq shumë. Kushdo që zgjedh rrugën e mësuesisë e di që nuk do bëhet një njeri i pasur. Sistemi arsimor në Shqipëri është në ditë të vështira”,-tha Isa Halilaj

Motivet se përse sistemi arsimor, kryesisht ai fillor dhe 9 vjeçar ka mungesë të theksuar të mësuesve, janë disa.

Pak më ndryshe paraqitet situate për mësuesit e lëndëve të gjuhësisë dhe letërsisë, ndonëse tregohet se interesi po bie nga brezi në brez për mësuesinë.

“Ne kemi rrudhje të numrit të studentëve në vitin e parë, kjo i lë pasojat e veta te secili program studimi”,-tha Elsa Skënderi, zv/dekane Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë

Disa qarqe të veriut hasen më një problematike tjerë, siç është ajo e mësuesve me kontratë 1 vjeçare për shkak të mungesës së kualifikimeve të duhura nga mësimdhënësit.

Ministria e Arsimit ka premtuar pagën 900 euro për mësuesit dhe ndihmë financiare për degët prioritare, por mbetet për tu parë sa do të reflektohet kjo në interes për mësuesinë./e.t

Lexo edhe :  Konkurset në universitete, garë e fortë mes të rinjve për Arkitekturën dhe Mjekësinë

 

Të fundit

Mbeti e bllokuar në ‘Gjirin e Filikurit’, policia shpëton turisten çeke

Komisariati i Policisë Himarë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Himarë, i erdhën në ndihmë një turisteje çeke, e cila...

Aksident i rëndë në Berat, ndërron jetë shoferi 29-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Moravë të Beratit në orët e para të mëngjesit. Rreth orës 04:30, në fshatin Moravë, shtetasi O. C.,...

Qëndrimi mbi telefona, mjekët: Shëndeti i syve të fëmijëve, në përkeqësim

Pushimet shtuan edhe më shumë qëndrimin para ekraneve të telefonave. Hapësirat digjitale ishin të lidhura kudo, në plazhe, shezllone, bare restorante e hotele si...

2008 – Michael Phelps, njeriu që sfidoi kufijtë e njeriut në pishinën olimpike

Në verën e Pekin 2008, bota e sportit u bë dëshmitare e një mrekullie njerëzore që doli përtej çdo rekordi e imagjinate. Michael Phelps,...

Kategoritë e komentuesve në rrjetet sociale dhe ç’duhet të bëjmë me ta

Nga ROLAND QAFOKU Të gjithë ata që përdorin rrjetet sociale duke postuar statuse, apo bëjnë komente gjithëfarësojsh, unë i ndaj në gjashtë kategori: 1. Ata që...

Lajme të tjera

Web TV