Ushqimet dhe pijet që nuk skadojnë kurrë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur bëhet fjalë për jetëgjtësinë e ushqimeve, shumë njerëz priren të jenë të kujdesshëm sa herë bëjnë blerje në dyqane. Data e prodhimit, e skadencës, origjina, lëndët përbërëse të produktit janë vetëm disa nga elementët, për të cilat konsumatorët tregojnë më shumë kujdes.

Por, shumëkush ka pasiguri në faktin se cilat janë ato ushqimeve apo pije që nuk skadojnë kurrë! Duket se është një listë me ushqime që në thelb nuk skadojnë kurrë, ndaj para se të hapni qesen e radhës me oriz apo sheqer, mendoni faktin që ato mund t’i shijoni gjithmonë, pasi nuk kanë një datë të caktuar skadence.

#1 Mjalti

Falë punës “magjike” të bletëve (ato kanë enzima të veçanta që pengojnë rritjen e baktereve) dhe mënyrës se si mjalti përpunohet, ai është ushqimi më jetëgjatë i kësaj liste. Mjalti është kryesisht sheqer, ndaj përmbajtja e ulët e ujit e bën të vështirë mundësinë e mykut apo baktereve.

#2 Orizi

Orizi i bardhë ose basmati ruhet me vite, ndërsa orizi kaf dhe ato me drithëra integrale kanë goxha vajra natyralë që i bëjnë të skadojnë më shpejtë.

#3 Kafeja e freskët

Sa shijon kafeja për të nisur ditën apo rregulluar humorin pas një dite të keqe? Kafeja që bëhet nga kokrrat e freskëta dhe të bluara të kafesë është zgjidhja. Por, nëse kokrrat e kafesë ekspozohen gjatë, sidomos nëse lagen nga uji, ekziston mundësia e mykut, gjë që me kalimin e kohës zvogëlon shijen dhe aromën e saj.

#4 Uthulla e bardhë

Për shkak se ka shumë acid, uthulla ka shumë jetëgjatësi. Megjithatë, nëse nuk e mbyllni mirë shishen, bakteret mund të rriten lehtësisht pasi uthulla të jetë ekspozuar ndaj ajrit.

#5 Ekstrakti i vaniljes

Ekstrakti i pastër, 100% i vaniljes, që shijon shumë në ëmbëlsirat e preferuara, qëndron në thelb përgjithmonë, falë përmbajtjes së alkoolit. Mbajeni në një dollap të freskët dhe të errët dhe mund ta përdorni gjithnjë.

Lexo edhe :  6 shenja shëndetësore që veshët tuaj mund të zbulojnë për trupin

#6 Kripa

Me gjasë që e keni pyetur veten: “A skadon kripa e detit?” Kripa, ose kloruri i natriumit, është një mineral natyral që gjendet në tokë. Pra, nuk është për t’u habitur që ajo qëndron e freskët për një kohë të gjatë.

#7 Fasulet

Bishtajoret e thata përmbajnë shumë proteina dhe fibra që i bëjnë ato të mos skadojnë kurrë, në dallim nga bishtajoret e tjera të gatuara apo të konservuara.

#8 Sheqeri

Sheqeri i bardhë, kaf, madje edhe ai i ëmbëlsirave nuk skadon kurrë sepse nuk lejon mundësinë e rritjes së baktereve. Për sa kohë e mbani larg lagështirës, sheqeri zgjat përgjithmonë.

#9 Makaronat

Makaronat e paketuara kanë një datë skadence deri kur duhet të konsumohen, por në thelb ato zgjasin përgjithmonë, sepse shijojnë shumë mirë edhe dy vjet pasi i keni blerë. Sa për makaronat e freskëta (që i bëni vetë), ato duhet të konsumohen brenda dy ditëve, pasi kanë vezë.

#10 Qumështi pluhur

Blini tani një kuti qumësht pluhur pa yndyrë, ruajeni në një vend të freskët dhe të thatë dhe do të jetë i përdorshëm për më shumë se 10 vjet. Si uji ashtu edhe yndyrat e qumështit nxirren për ta kthyer atë në pluhur, kështu që në thelb është i papërshkueshëm nga lagështia.

#11 Çaji

Ashtu si kafeja, çajrat nuk prishen kollaj. Megjithatë, ato humbasin shijen dhe cilësinë me kalimin e kohës.

#12 Salca pikante

Mbajta e salcave në frigorifer zgjat jetëgjatësinë e tyre. Por, nëse doni të lironi vendin në frigorifer, të paktën ruajeni në një dollap të freskët./E.Ç

Të fundit

“Hoti është ndarë kur u nda Shqipëria”, vrasja e Isa Boletinit në Urën e Ribnices!

Nga Tirana drejt Shkodrës. Dhe përtej. Këtë herë do të shkojmë drejt kufirit me Malin e Zi, që e...

Zjarr në parkingun e një pallati në Tiranë, shërbimi zjarrfikës në luftë me flakët

Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 18:20, në rrugën “Gjik Kuqali” ka rënë zjarr në parkingun e një pallati. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe...

Depresioni kalon nga stomaku/ Studiuesit: Ankthi dhe stresi ndikojnë në kequshqyerje

Dashuria kalon nga stomaku thuhet shpesh, por sipas studimeve të fundit edhe depresioni kalon përmes tij. Studiuesit gjerman kanë vërtetuar se çrregullimet e shëndetit mendor...

Nënë Tereza: Dora që shtrihet për lutje nuk pështyhet!

Nga Albert Vataj Kur Nënë Tereza drejtonte misionin e saj humanitar me qendër në Kalkuta, Indi, e shoqëruar me një nga motrat e shërbestarisë, i...

Trump nis hakmarrjen: Kush më hetoi mua, do japë llogari!

Duke folur të premten në Departamentin e Drejtësisë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump u zotua për llogaridhënie për personat që u angazhuan...

Lajme të tjera

Web TV