Lind “cyborg” i parë/ Çipi i Elon Musk vendoset në trurin e një njeriu, tmerrohen fansat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njoftimi i Elon Muskut çipi i tij i diskutueshëm i trurit Neuralink është implantuar për herë të parë tek një njeri, shkaktoi përçarje mes fansave të tij.

Një pjesë e tyre e mbështesin idenë, por të tjerë shprehen të tmerruar prej saj. Sipas manjatit të famshëm, teknologjia Neuralink synon t’i krijojë dikujt mundësinë që të kontrollojë telefonin apo ndonjë pajisje tjetër vetëm me mendjen e tij.

“Personi i parë që përfitoi një implant nga Neuralink, po e merr veten shpejt”, shkroi Musk në rrjetin social X. “Rezultatet fillestare flasin për një zbulim mjaft premtues”, shtoi shefi i Teslës, i cili sqaroi se produkti i parë i Neuralink quhet Telepathy. “Ky çip mundëson kontrollin e telefonit apo kompjuterit tuaj, dhe përmes tyre pothuajse çdo pajisje tjetër thjesht përmes mendimit. Përdoruesit e parë të tij do të jenë individë që kanë humbur aftësinë të kontrollojnë gjymtyrë e tyre. Imagjinoni pak sikur Stephen Haëking të mund të komunikonte më shpejt se një daktilografist ose drejtues ankandi. Ky është qëllimi”, shprehet Musk.

Kompania e tij njoftoi më herët se misioni Neuralink kërkon të rivendosë autonominë për individët që kanë “nevoja të paplotësuara mjekësore”, me vizionin për të “çliruar potencialin njerëzor” në të ardhmen. Çipi i trurit ka 1000 elektroda dhe shpreson t’i ndihmojë njerëzit të kryejnë funksionet kompjuterike përmes valë, thjesht duke menduar nëpërmjet një mekanizmi “mendo dhe kliko”. Kritikët ë shohin me shqetësim sakaq një zhvillim të tillë, e një prej tyre e përshkroi këtë si “koha e Matrix-it”./O.S

Të fundit

3 medalje ari në Madrid, Shqipëria ka një kampione Europe në peshëngritje!

Peshëngritësja Enkileda Carja ka arritur rezultat të jashtëzakonshëm në evropianin e 17-vjeçarëve që po mbahet në Madrid. Sportistja e...

“Ju tregoj kush ishte lojtari që Ferguson e trajtonte si djalin e vet”

Lee Sharpe, tre herë fitues i Premier League me Manchester United, ka zbuluar disa detaje nga vitet '90 të "Djajve të kuq". Sipas tij,...

Ngacmoi seksualisht të bijën minorene, arrestohet 55-vjeçari në Lezhë

Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Lezhë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur. Përmes një njoftimi, Policia...

Igli Tare nuk ka më durim: Pranoni ofertën ose e mbyllim

Igli Tare ka konfirmuar se Milani bërë një ofertë të fundit për mesfushorin e Club Brugge, Ardon Jashari. Ai e quan ofertë finale dhe...

24 orë të zhdukura/ Tezja dhe mbesa largohen nga banesa, 61-vjeçari: Më ndihmoni t’i gjej

Më datë 26.07.2025, ka kallëzuar shtetasi P. P., 61 vjeç, se është larguar nga banesa vajza e tij shtetasja D. P., 20 vjeçe, dhe...

Lajme të tjera

Web TV