Nënkryetarja e Leposaviçit u filmua duke konsumuar drogë në zyrë, gazetari zbardh detajet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Venhar Isufi ishte këtë të martë i ftuar në Euronews Albania ku ka komentuar një video e cila qarkulloi mbrëmjen e djeshme në mediat e Kosovës, ku dukej nënkryetarja e komunës së Leposaviçit,  Dragana Miletiç, teksa konsumonte drogë brenda ambienteve të komunës.

Gazetari tha se përveç shkarkimit të nënkryetares, tashmë po hetohet edhe për zbardhjen e gjithë ngjarjes pasi ka dyshime se edhe punonjës të tjerë kanë qenë të përfshirë.

“Në fakt nënkryetarja e komunës së Laposaviçit, është zënë duke përdorur lëndë narkotike, kokainë apo lëndë të tjera. Ajo është shkarkuar nga detyra, por ka dyshime se edhe zyrtarët të tjerë që vijnë nga komuniteti serb mund të jenë të përfshirë në këtë vepër penale, për të përdorur lëndë narkotike në ambientet e komunës së Leposaviçit.

Bëhet fjalë për punonjës. Këto mund të jenë tendenca për ta vendosur kryetarin në pozita të palakueshme, pas gjithë atyre vendimeve që ka marrë duke punuar në komunën e Leposaviçit. Për këtë arsye hetuesit e departamentit për narkotikët janë duke punuar intensivisht për të zbardhur të gjithë rastin”,-tha gazetari Venhar Isufi./e.t

Të fundit

Ka një arsye pse në Shqipëri nuk ndodh rrotacioni politik

YLLI PATA Vijimi i kësaj status quo-je politike në vend, në vend që ta pasurojë debatin politik, diskutimin pluralist,...

Djali i Ancelotti zbulon objektivin: “Fillimisht Brazili, por më pas…”

Davide Ancelotti, i biri i Carlo Ancelotti, ka vendosur të ndjekë babain edhe në pankinën e Brazilit, pasi mbeti pa alternativa për të qenë...

Gazetarja ulet në gjunjë për të intervistuar Ramën, Kryeministri: Çunat, në riedukim

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkup për samitin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Para nisjes së punimeve, Rama ka ndaluar për...

Lajmi i fundit: Serbët bllokojnë rrugën drejt kufirit në Merdare

Autoritetet serbe kanë bllokuar pikë kalimin kufitar në Merdare nga ana e Serbisë, që nga ora 18:00, ku edhe është pamundësuar kalimi i lirë. Me...

Vapa në Itali, një grua humb jetën, turistja humb ndjenjat në Duomo

Emergjenca nga i nxehti rekord po shkakton pasoja dramatike në disa qytete italiane. Në Bagheria, pranë Palermos, një 53-vjeçare me probleme kardiake u rrëzua...

Lajme të tjera

Web TV