CEO-t e rrjeteve sociale nën “zjarrin” e Senatit amerikan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

CEO-t e kompanive më të mëdha teknologjike sa i përket rrjeteve sociale dëshmuan në një seancë dëgjimore në Senatin amerikan në lidhje me mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi seksual online.
Para senatorëve amerikanë ishin Mark Zuckeberg, CEO i Meta-s, kompanisë mëmë të Facebook dhe Instagram; Linda Yaccarino, CEO e X; Shou Zi Chew, CEO i TikTok; Evan Spiegel, CEO i Snap-it dhe Jason Citron, CEO i Discord.

Pasi secili prej tyre pati nga një deklaratë hapëse, ata u përballën me pyetje të zjarrta nga ligjvënësit amerikanë. BBC u ndal në disa nga pikat kyçe se çfarë po ndodh pikërisht në sallën ku po pyeten CEO-t.

“Çfarë dreqin po mendoje”, ishte një nga pyetjet që iu drejtua Mark Zuckerberg-ut nga senatori Ted Cruz në lidhje me një postim në Instagram që i drejton përdoruesit drejt materialeve të mundshme të abuzimit me fëmijët.

Megjithatë themeluesi i Mark Zuckerberg kërkoi që Apple dhe Google të luajnë një rol më të madh që t’i mbajnë fëmijët jashtë platformave.

BBC u ndal edhe në një situatë tjetër gjatë dëgjesës, ku disa të pranishëm nisën të qeshnin kur Zuckerberg tha se platformat e tij nuk i lejojnë përmbajtjet e qarta seksuale.

Nën “zjarrin” e senatorëve ishte edhe CEO i TikTok-ut, Shou Chew. Republikani John Cornyn e pyeti rreth marrëdhënies së TikTok me qeverinë kineze. Chew tha se kompania e tij nuk i shpërndan të dhënat e qytetarëve amerikanë me qeverinë kineze.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, vetëm Zuckerberg dhe Chew pranuan të dëshmojnë vullnetarisht, ndërsa të tjerët morën një fletëthirrje.

Të pranishëm në sallë ishin edhe familjarë që kanë humbur fëmijët e tyre si pasojë e shfrytëzimit online.

Ligjvënësit amerikanë po hetojnë se si platformat e teknologjisë po trajtojnë përmbajtjet e dëmshme në internet dhe çfarë duhet bërë për të mbrojtur më mirë fëmijët./O.S

Lexo edhe :  Vendimi, Greqia nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë

 

 

 

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV