Ligji për të miturit/Avokatja e Popullit e prerë: Duhet të ndërhyhet në kodin e familjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndryshimet që pritet t’i bëhen Kodit Penal dhe Kodit të Familjes për të mbrojtur të drejtat e të miturve dhe ashpërsuar dënimet me abuzimet që bëhen ndaj tyre janë vlerësuar si pozitive nga Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca.

E ftuar në një emision televiziv, Ballanca tha se duhet të ndryshojë Kodi i Familjes që mosha për martesë të mos jetë poshtë 18-vjeç, duke iu përshtatur standardeve më të larta të të drejtave të njeriut.

“Mosha për martesat e hershme do të duhet të ndërhyhet në kodin e familjes. Sot ka një vëmendje të shtuar dhe vullnet të përgjithshme që kjo çështje të adresohet  me seriozitet lidhur me martesat në moshë të hershme. Avokati i Popullit kërkon që të thotë jo martesës nën 18 vjeç. Jo çdo parashikim ligjor është në përputhje me standardet më të larta të drejtave të njeriut. Institucioni i Avokatit të Popullit garanton dhe promovon standardin më të lartë të të drejtave të njeriut. Janë organizatat ndërkombëtare që vendosin këto standarde dhe Shqipëria ka qenë e rekomanduar prej vitesh nga shumë organizata të OKB pikërisht për të eliminuar martesat e hershme dhe për të thënë se duhet ndaluar qartësisht një martese të tillë. Në Shqipëri numri i martesave të hershme është i vogël sipas INSTAT pasi ka një ndërgjegjësim të shoqërisë dhe vetë vajzave që martesën nuk e shohin si vendim të duhur në  një moshë të vogël. Në duhet të ndërgjegjësojmë vajzat dhe djemtë që t’i qasen martesës në moshën e duhur”, tha Ballanca./E.T

Të fundit

Të dhënat e OKB: Që nga muaji maj, mbi 1700 të vrarë teksa po prisnin për ndihma në Gazë

“Që nga 27 maji e deri më 13 gusht, ne kemi regjistruar të paktën 1.760 palestinezë të vrarë teksa...

Spahiu: Putin përfiton nga takimi me Trump pas izolimit 3 vjeçar

Kreshnik Spahiu tha sot për Report Tv në lidhje me Samitin e Alaskës dhe takimin e presidentëve Donald Trump dhe Vladimir Putin, se shefi i...

Nga “trend” në tragjedi, thikat në duart e 14-vjeçarëve shqiptarë

Nga Leonard Veizi Nuk është thjesht një modë e shëmtuar. Nuk është një lojë adoleshentësh që përfundon me një plagë të lehtë dhe pak gjak....

Putini, shtrëngim duarsh ‘dominues’ mbi Trumpin

Në simbolikën e samitit historik midis dy udhëheqësve në Alaska, edhe shtrëngimi i duarve mund të marrë një kuptim politik. Para kamerave dhe fotografëve,...

Trump zhvillon bisedë telefonike me Zelenskyn pas takimit me Putin

Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti amerikan, Donald Trump, ka zhvilluar një bisedë të gjatë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, menjëherë pas takimit...

Lajme të tjera

Web TV