Shkak Inteligjenca Artificiale, ja çfarë po ndodh me të ardhurat e Microsoft-it

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjiganti i teknologjisë globale me bazë në SHBA, Microsoft, regjistroi rritje të të ardhurave me 18 për qind në tremujorin e fundit të 2023, sipas rezultateve financiare të publikuar të marten.

Të ardhurat arritën në 62 miliardë dollarë për tre muajt e fundit më 31 dhjetor, të cilës kompania i referohet si tremujori i dytë i vitit fiskal 2024.

Të ardhurat neto ishin më shumë se 21,8 miliardë dollarë, ndërsa të ardhurat operative ishin 27 miliardë dollarë, që të dyja u rritën me 33 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Ne kemi kaluar nga të folurit për IA në aplikimin e IA në shkallë”, tha kryetari dhe CEO Satya Nadella në deklaratë, duke iu referuar inteligjencës artificiale.

“Duke futur inteligjencën artificiale në çdo shtresë të grupit tonë të teknologjisë, ne po fitojmë klientë të rinj dhe po ndihmojmë në nxjerrjen e përfitimeve të reja dhe përfitimeve të produktivitetit në çdo sektor”, tha ai.

Amy Hood, nënkryetare ekzekutive dhe shefe financiare e Microsoft-it, tha se të ardhurat e Microsoft Cloud u rritën 24 për qind në bazë vjetore për të arritur në 33.7 miliardë dollarë në periudhën tetor-dhjetor.

Të ardhurat në njësinë Intelligent Cloud të kompanisë ishin 25.9 miliardë dollarë, me një rritje prej 20 për qind, sipas rezultateve financiare.

Microsoft pa vlerën e tij të tregut të kalonte 3 trilionë dollarë të premten e kaluar duke tejkaluar Apple si kompania publike më e vlefshme në botë për nga kapitali i tregut.

Vlera e saj në treg ishte 3,04 trilionë dollarë pas mbylljes së tregut të martën, ndërsa kapitali i tregut të Apple ra në 2.91 trilion dollarë./kb

Të fundit

BE për dëbimin e policëve serbë nga Kosova: Kjo duhej të ishte masa e fundit

Një zëdhënës i Bashkimit Evropian tha se masat si heqja e shtetësisë apo dëbimi, në rastin e pjesëtarëve të...

A do të trondisë kriza e re në Lindjen e Mesme ekonominë botërore?

Nga Larry Elliott Tregjet financiare e kuptuan qartë mesazhin kur Donald Trump ndërpreu pjesëmarrjen në samitin e G7 në malet shkëmbore të Kanadasë këtë javë....

Shorti për ndarjen e 116 apartamenteve të rindërtuara pas tërmetit, banorët të pakënaqur

Banorët ankohen se sipërfaqet e apartamenteve të rindërtuara janë më të vogla se ato që ka qenë ekzistuese më parë, ndërsa pakënaqësi shprehin edhe...

Drejtonte makinën në gjendje të dehur, SPAK kërkon 6 muaj burg për deputetin e PD

Deputeti Qani Xhafa u aksidentua disa kohë më parë, duke drejtuar makinën në gjendje të dehur. SPAK ka shpallur pretencën dhe kërkon dënimin me 6...

Dramë mbi Athinë, kabina e avionit me 150 pasagjerë mbushet me tym pak pas nisjes

Një aeroplan Airbus i kompanisë ajrore private rumune "Carpatair", i cili po operonte në linjën Athinë-Riga, bëri një ulje emergjente këtë mëngjes në aeroportin...

Lajme të tjera

Web TV