Hiqet mesatarja për Magjistraturën/ Arben Rakipi krijon “Plepat e rinj”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Boldnews.al

Bordi i Shkollës së Magjistraturës, nën drejtimin e drejtorit Arben Rakipi, ka vendosur të heqë mesataren për hyrjen e studentëve në institucionin që përgatit gjyqtarët dhe prokurorët e rinj.

Prej fillimit të këtij institucioni, në vitin 1997, Shkolla ka pasur si kriter bazë për pranimin e studentëve që të kenë notën e lëndëve kryesore mbi 8.

Bordi, në një njoftim të konsideruar “të rëndësishëm” dhe të shpërndarë të mërkurën e kësaj jave thotë se, “në mbledhjen e datës 29 janar 2024, u vendos të ndryshojë rregullimin e kriterit të mesatares së lëndëve, duke hequr kërkesën për notë mesatare mbi 8 (tetë) të lëndëve kryesore”.

Në foto: Njoftimi “i rëndësishëm” i Shkollës së Magjistraturës

Ky vendim është një hap shumë i rëndësishm pas, duke krijuar premisa që të pranohen gjyqtarë dhe prokurorë të së ardhmes, të cilët kanë defiçenca në arsimin bazë.

Një lëvizje e tillë krijon dyshime edhe për prapavijë politike, për t’u hapur rrugë drejt sistemit gjyqësor të “rilindasve” të rinj, të cilët nuk kanë treguar aftësi të larta akademike gjatë studimeve në fakultetet e Drejtësisë.

Shkurt, një lëvizje e tillë e dirigjuar nga kreu i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, po i hap rrugën një sistemi të ri “Plepash”, të ngjashëm me atë që ndodhi në vitet 1992-1993 në vendin tonë.

Lëndët kryesore për testimin në Shkollën e Magjistraturës konsiderohen: E drejta civile dhe e detyrimeve, E drejta penale, (Pjesa e përgjithshme dhe pjesa e posaçme), Procedura civile, Procedura penale, E drejta administrative dhe e drejta kushtetuese.

Deri më tani, Rregullorja e Shkollës parashikonte që për t’u pranuar si pjesëmarrës në testim, duhet që mesatarja e këtyre lëndëve kryesore duhet të ishte mbi 8.

Në këtë mënyrë, në Shkollën e Magjistraturës përfshiheshin ata studentë të Drejtësisë që kishin prirje të larta akademike dhe impenjim në përthithjen e lëndëve bazë.

Në foto: Anëtarët e Bordit të Shkollës së Magjistraturës

Tashmë, me ndryshimin e Rregullores, nuk ka më rëndësi se si kanë qenë rezultatet e studentëve në lëndët bazë. Mjafton që ata të kenë notën mesatare të të gjitha lëndëve 8 dhe konsiderohen të kualifikuar për të marrë pjesë në testim dhe, pse jo, edhe për t’u pranuar si gjyqtarë e prokurorë të së ardhmes.

Lexo edhe :  Zgjedhjet e 11 majit/ Komisionerja e BE: Jam e sigurt se do jenë të lira dhe të ndershme

Fakulteti i Drejtësisë në Tiranë, në të dy ciklet e tij, “Bachelor” dhe “Master Shkencor”, ka rreth 60 lëndë. Ka aty lëndë dytësore, por edhe tretësore, të cilat shërbejnë për përgatitjen e studentëve për kulturë të përgjithshme, por që nuk përbëjnë bazën e prokurorëve dhe magjistratëve të rinj.

Me sistemin e ri të Arben Rakipit, mjafton që studentët e drejtësisë të kenë nota të larta në lëndë dytësore, si në gjuhë të huaj, edukim fizik e të tjerë, e, në këtë mënyrë, e kanë shumë të lehtë të kompensojnë deficensat në lëndët bazë të sistemit të drejtësisë.

Sistemi i ri “alla-Rakipi” po rikthen një sistem të vjetër, atë të Plepave, të aplikuar në fillimet e pluralizimit.

Në foto: Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi dhe Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja

Me rënien e komunizmit, sistemi i drejtësisë u përball me mungesa të shumta të gjyqtarëve dhe prokurorëve, një pjesë e të cilëve dhanë dorëheqjen, ndërsa një pjesë ishin të papërgatitur për të aplikuar normat e reja të një shteti demokratik.

Këto dorëheqje në masë krijuan boshllëqe të shumta në gjykata e prokurori. Në kushte emergjence, u sajua sistemi i “Plepave”.

Juristë të diplomuar në fakultetin e Drejtësisë apo edhe Ekonomistë të rinj, zhvilluan një kurs 6-mujor në zonën e Plepave në Durrës dhe u emëruan gjyqtar apo prokuror.

Grupi i “gjyqtarëve të Plepave” rezultuan pjesa më problematike e sistemit të drejtësisë ndër vite.

Reforma në Drejtësi, e miratuar në vitin 2016, synonte pikërisht largimin nga sistemi të gjyqtarëve dhe prokurorëve “të Plepave” dhe plotësimin e gjyqësorit me studentë të Magjistraturës, të cilët do të përgatiteshin me metodat më të avancuara akademike.

Por, kur pritej një përmirësim i cilësisë së gjyqtarëreve dhe prokurorëve të rij, Arben Rakipi dhe vartësit e tij risollën një system të ri “Plepash”, ku mjafton që studentët e Juridikut të kenë nota të larta në fiskulturë, anglisht apo histori dhe të bëhen gjyqtarët dhe prokurorët e së ardhmes.

Të fundit

A po i del zot Berisha “trumpizmit” edhe për Kosovën?

Nga Mero Baze Tani t’i thuash Zërit të Amerikës dhe Evropës së Lirë që kanë pasur censurë, ndaj i mbylli,...

Shpërthen gripi vdekjeprurës i shpendëve në këtë vend

Shtetet e Bashkuara raportuan shpërthimin e parë të gripit të shpendëve vdekjeprurës H7N9 që nga viti 2017, në një fermë shpendësh, teksa vendi vazhdon...

“Vetëm Luli ta jep pasaportën europiane”/ Rama ironizon Bashën: Fle aq shumë sa…

Nga takimi me strukturat e Partisë Socialiste në Fier, kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i partisë, ironizoi Lulzim Bashën, që në zgjedhje garon me...

”Rama e ka të sigurt fitoren”/ Ngjela: Berisha ka skaduar, po mban PD-në në krizë

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit po afrohen dhe tashmë partitë politike, 11 formacione tashmë të regjistruara për garë në KQZ me kandidatët e tyre...

Olsa zbulon për herë të parë shifrat: Një televotim i fortë sjell nga 150 deri në…

Olsa Muhameti, producenjta e edicionit të këtij viti të Big Brother VIP Kosova ka folur në lidhje me Gjestin dhe lojën e tij në...

Lajme të tjera

Web TV