test

Bazohuni në përvojën e mamasë tuaj, 8 këshilla për nënat e reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kohët kanë ndryshuar, brezat e sotëm shumë gjëra i realizojnë ndryshe nga parardhësit, por megjithatë ndjenja e mëmësisë mbetet e njëjtë në çdo kohë. Kush më mirë se nënat me përvojë mund të mësojnë dhe këshillojnë nënat e reja për të përballuar sa më lehtë këtë periudhë me ndryshime të mëdha? Po ju rendisim disa nga këshillat më të zakonshme të nënave të vjetra për vajzat e tyre, që sapo janë bërë nëna.

1. Lëri gjërat të rrjedhin natyrshëm

Mos u sforco për shtëpinë që është bërë rrëmujë, për diçka që ngeli pa bërë. Gjithmonë ka kohë për të tilla gjëra, prandaj përpiquni të shijoni momentet e çmuara të rritjes së fëmijës, të cilat nuk kthehen më.

2. Mos bëj krahasime

Çdo nënë ka mundësitë dhe aftësitë e saj. Nuk ka pse të jeni në garë me njëra-tjetrën.

3. Mos u përpiq të jesh perfekte

Gabimet janë normale, mos u përpiqni të arrini perfeksionin.

4. Jepuni hapësirë fëmijëve tuaj

Mos u bëni shumë protektive ndaj fëmijëve, sepse në vend që t’i mbroni i bëni të paaftë për t’u përballur me jetën.

5. Tregojini fëmjëve se i doni

Prindërit gjithmonë e tregojnë dashurinë me vepra, por është mirë që fëmijët ta dëgjojnë edhe me fjalë se ju i doni.

6. Mos u ndjeni fajtore se punoni

Nëse puna është sipas zgjedhjes së lirë apo nevojës ekonomike, një nënë kurrë nuk duhet të ndihet në faj se po punon. Fundja përveç detyrimeve në familje një nënë ka edhe karrierën si pjesë shumë të rëndësishme të plotësimit të saj.

7. Tregohuni e butë me veten

Ndoshta nuk je në formën më të mirë fizike, ndoshta ke harruar të kryesh një detyrim, ndonjëherë mund të ndihesh e dështuar, por këto janë gjëra normale. Mos u bëj e ashpër me veten. Duajeni veten që t’ja transmetoni këtë edhe fëmijës.

Lexo edhe :  Vuani nga pagjumësia: disa metoda si ta trajtoni në shtëpi

8. Merrni pjesë në edukimin e fëmijës

Sado e mirë të jetë shkolla dhe mësuesja e fëmijës suaj, ju keni peshë kryesore në edukimin e tij!/E.Ç

Të fundit

Sveçla: Ka mbaruar koha kur veriu kontrollohej nga strukturat kriminale të Serbisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pasi Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë...

Mes tyre një shqiptar/ Kush janë yjet që po shkëlqejnë në Europian?

Plot 8 futbollistë në Euro 2024 në rrugën e baballarëve të tyre. Futbolli është një pasion që trashëgohet, si në rastin e Thomas Strakoshës....

Google Translate shton përkthimin për 110 gjuhë dhe 614 milionë folës

Google tha sot se po shton mbështetje për 110 gjuhë në shërbimin e saj të përkthimit. Kompania ka përdorur modelin e saj PaLM 2...

Arbenita dhe Fero i japin një tjetër shans njëri-tjetrit?

Pushimet verore tashmë kanë nisur dhe janë periudha ku shumë familje bëhen bashkë për të kaluar kohë me njerëzit më të dashur. Personazhet tanë...

Basha: Nëse ikën Berisha, ekuacioni ndryshon…

Lulzim Basha në studion e emisionit “Open” në News24 u pyet nëse është i gatshëm të bashkohet me PD-në që sot drejtohet nga Sali...

Lajme të tjera

Web TV