Demi Moore tregon se si është të kujdesesh për një familjar me demencë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Demi Moore ka treguar së fundmi se si është të kujdesesh për dikë që ka demencë mes betejës së ish-bashkëshortit të saj Bruce Willis.

Willis, 68 vjeç, u tërhoq nga aktrimi në vitin 2022, pasi u diagnostikua me afazi. Në shkurt 2023, Moore dhe familja e tij zbuluan më tej se gjendja e tij ishte përkeqësuar dhe se ai ishte diagnostikuar me demencë frontotemporale.

“Çfarë mesazhi keni për njerëzit atje jashtë që kanë anëtarë të familjes që kanë demencë? Kush mund të kujdeset për ta?” e pyeti Andi Cohen aktoren në emisionin e tij SiriusXM “Radio Andy” të martën.

“Mendoj se gjëja më e rëndësishme që mund të ndaj është vetëm t’i kuptojnë,” u përgjigj Moore. “Kur bëni paqe me faktin që ato nuk janë më personat që kanë qenë, atëherë mund të qëndroni vërtet në të tashmen dhe të merrni gëzimin dhe dashurinë që është e pranishme,” vazhdoi ajo.

Aktorja e Elmo’s Fire dhe vajzat e saj, të cilat i ndan me Willis – Rumer, 35, Scout, 32 dhe Tallulah, 29,kanë qëndruar pranë aktorit të “Die Hard” që kur diagnoza e tij u bë publike. Willis dhe bashkëshortja e tij, Emma Heming Willis, 45 vjeç, janë gjithashtu prindër të vajzave, Mabel, 11, dhe Evelyn, 9.

“Bruce ka ditë të mira dhe ditë të këqija, por në dy muajt e fundit, ka shumë më shumë ditë të këqija sesa të mira,” shpjegoi një burim i brendshëm për Us Weekly muajin e kaluar. “Kjo përvojë e ka afruar edhe më shumë të gjithë familjen. Askush nuk e di se sa kohë i ka mbetur Bruce, kështu që ata po përpiqen të shijojnë çdo moment me të.”/E.Ç

Të fundit

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporozës, sipas një studimi...

Tre shenjat e horoskopit që do të përballen me vështirësi financiare gjatë këtij viti

Tre shenja të horoskopit do të kenë vështirësi dhe pengesa përgjatë këtij viti për sa i përket sektorit financiar. Sipas astrologëve shenjat që do të...

Spahiu:Çudira shqiptare! E djathta europiane dyfishohet, e djathta shqiptare përgjysmohet

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv, këtë mbrëmje protestën e opozitës para kryeministrisë, e cila me fjalimin e Berishës përmbylli tubimin e radhës pas...

Zgjedhjet në Kosovë, votojnë nga Haga ish-krerët e UÇK-së

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në Dhomat e Specializuara në Hagë kanë votuar për zgjedhjet e 9 shkurtit. Kështu ka...

Arbana Osmani e bëri të famshëm dhe regjisor? Ja si i përgjigjet kritikave Edi!

Eduart Grishaj ka folur si rrallëherë për jetën e tij që nga fëmijëria e bukur dhe e vështirë, tek jeta sot. Ka folur për profesionin...

Lajme të tjera

Web TV