Media amerikane: Shqipëria magnet për ‘nomadët’ digjitalë! Plazhet dhe moti i shkëlqyer

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria do të mbetet një prej destinacioneve të preferuara turistike në rajon edhe për sezonin në vijim. Vitin e kaluar vendi ynë e mbylli bilancin me shifra rekord, plot 10 milionë turistë vizituan Shqipërinë duke përfituar prej resurseve të saj të shumta turistike.

Mediat ndërkombëtare vijojnë t’i kushtojnë një hapësirë të konsiderueshme shndërrimit të Shqipërisë në vendin ideal për të kaluar pushimet e verës, por jo vetëm. E fundit është media amerikane “Travel off Path” e cila në një artikull iu sugjeron Shqipërinë edhe nomadëve digjitalë, profesionistëve të fushës së teknologjisë digjitale si vendi ideal nga ku ata mund të ushtrojnë profesionin e tyre për kompani të ndryshme të huaja.

Veçanërisht për amerikanët, shkruan “Travel Off Path”, autoritetet shqiptare japin leje qëndrimi 1-vjeçare, të cilat nuk janë të vlefshme për qytetarët e vendeve të tjera.

Si destinacione të preferuara për t’i vizituar apo për të jetuar, “Travel Off Path” rendit Tiranën, kryeqytetin shqiptar i njohur për klimën e ngrohtë e me diell, kafenetë e shumta, por edhe për çmimet e favorshme, ku kostoja e një muaji shkon vetëm 1 145 dollarë.

Durrësi me trashëgimi greko-romake por edhe bregdeti i jugut me plazhet e kaltra, veçanërisht Ksamili ku akomodimi për një natë fillon nga 22 dollarë, rekomandohen nga “Travel Off Path” si destinacione të nomadëve digjitalë, krahas Gjirokastrës së UNESCO-s apo edhe Shkodrës shumëngjyrëshe në veriun e Shqipërisë./e.t

Të fundit

Pogba zbulon të preferuarin e tij për “Topin e Artë”

Paul Pogba, i cili së fundmi iu bashkua Monacos, zbuloi se do të dëshironte që Dembele të fitonte Topin...

Gabimi i pafalshëm i Shabanit përballë Lapajt

Adriatik Lapaj po sillet si pronar, jo si kryetar. Kur një drejtues politik i një lëvizjeje qytetare nis të sillet si padron i votave, i...

Greqia i vjen në ndihmë Shqipërisë, dy avionë Canadair ndihmojnë për shuarjen e zjarreve

Ashtu siç ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu paralajmëroi, pasi vizitoi në spital tre zjarrfikës që po trajtohen me ndihmë mjekësore pasi u asfiksuan në...

Turistët hollandezë u bllokuan në liqen me kanoe, babë e bijë nxirren në breg nga policia

Në zonën e Tushemishtit, në Pogradec, policia kufitare i ka ardhur në ndihmë dy turistëve hollandezë, babë e bijë, pasi kishin dalë në liqen me...

Itali, koncerti i rusit të lidhur me Putinin anulohet pas protestave

Një koncert i planifikuar në Itali nga dirigjenti i njohur rus Valery Gergiev, i njohur për lidhjet e tij të ngushta me presidentin Vladimir...

Lajme të tjera

Web TV