Ngjarje e rëndë/ 13-vjeçarja abuzohet seksualisht nga grupi i djemve në sy të të dashurit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku një vajzë minorene 13-vjeçare është përdhunuar në grup në sy të të dashurit të saj.

Ngjarja ka ndodhur më 30 Janar në banjat publike në Catania.

Mediat italiane raportojnë se ka qenë një grup prej 7 personash, të gjithë me origjinë egjiptiane, 3 prej të cilëve të mitur, që morën pjesë në krim. Sipas dëshmisë së vajzës, dy prej tyre që ishin edhe në moshën madhore, e abuzuan seksualisht, ndërsa pesë djemtë e tjerë mbanin me forcë të dashurin e saj 17-vjeçar.

13-vjeçarja i ka identifikuar dy abuzuesit e saj, ndërsa 5 djemtë e tjerë e ka patur të pamundur.

Por njëri prej tyre u identifikua nga i dashuri i 13-vjeçares, i cili ishte dëshmitar i gjithë ngjarjes.

Të lutem mos më lëndo, më lër të largohem”, me këto fjalë iu drejtua e mitura autorëve të ngjarjes së rëndë. Shtypi italian shkruan se 7 autorët janë arrestuar dhe do të dalin para gjykatës brenda 48 orësh.

6 janë në arrest në burg, ndërsa njëri prej tyre është në arrest shtëpie pasi bashkëpunoi me policinë për identifikimin e shokëve të tij që morën pjesë në krimin e rëndë./O.S

 

Të fundit

Presidenti Bardhi flet pas kualifikimit historik: “Daja ka firmosur kontratë 30-vjeçare”

Presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi, në “ekstazë”. Pas triumfit historik ndaj Hajduk Splitit, numri 1 i klubit dinamovit, foli...

Dramë, lot dhe emocione/ Ilir Daja tregon çelësin e suksesit tek “blutë”

Ilir Daja është padyshim arkitekti ikualifikimit historik të Dinamos, në duelinndaj gjigantëve të Hajduk Split. Nëprononcimin e dhënë pas ndeshjes, tekniku kryeqytetas ndër të...

Egnatia largohet me kokën lartë, rrogozhinasit eliminohen në kohën shtesë ndaj Ljubjanës

Egnatia i ka dhënë lamtumirën Europës për këtë edicion, duke u eliminuar në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Një eliminim me shumë...

HISTORIKE/ Dinamo mposht Hajdukun dhe kualifikohet në raundin final të Conference League

Mbëmje magjike në “Air Albania”! Dinamo e Ilir Dajës arrin të shkruaj historinë në arenën Europiane, duke eliminuar gjigantët e Hajdukut të Splitit, pas...

Trend i ri në Francë, shesin biletat e dasmave për njerëzit që nuk i njohin

Një trend i ri po përhapet në Evropë: çifte që po shesin bileta për dasmat e tyre te të huajt për të mbuluar shpenzimet...

Lajme të tjera

Web TV