“Deri sa të ndalet terrori”/Serbi, bllokohet hyrja e makinave të drejtuara nga shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediat serbe shkruajnë se sot serbët do bllokojnë rrugët për veturat me shoferë shqiptarë që duan të udhëtojnë për në Serbi.

Sipas tyre, bllokimi i makinave do bëhet nga ora 12:00 deri në 15:00, pra për tre orë, në shenjë kundërshtimi të “terrorit” që qeveria e Kurtit po u bën serbëve.

“Në bllokim përfshihen të gjitha automjetet të drejtuara nga shqiptarët përmes Merdarit, drejt Kurshumlisë, Nishit, Beogradit dhe më tej drejt Suboticës”, njofton Asosacioni.

“Bllokimi i rrugës do të jetë çdo të hënë për tre orë derisa të ndalet terrori i përditshëm ndaj popullit tonë në Kosovë e Metohi. Terrori që po përjeton populli serb dhe populli tjetër joshqiptar është bërë i padurueshëm dhe është shumë afër një konflikti me pasoja të paparashikueshme”, thuhet në njoftim.

Asociacioni pretendon se serbët e zhvendosur kanë pritur 25 vjet që të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të fillojnë një jetë të re me fqinjët e tyre shqiptarë, të cilët nuk kanë kryer krime.

Ata i kërkojnë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ministrit të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç dhe anëtarëve të tjerë të Qeverisë së Serbisë që “urgjentisht t’u dërgojnë një letër të gjitha organizatave relevante ndërkombëtare, për të ndalur urgjentisht terrorin dhe arrestimin e serbëve të pafajshëm”, duke përmendur Marrëveshjen e Kumanovës dhe Rezolutën 1244

E në listën e kërkesave ishte që të gjithë të zhvendosurit të kthehen në shtëpitë e tyre, “të cilat do të financohen nga Qeveria e Kosovës”./O.S

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV