Festivali i dritave në Danimarkë, bën bashkë artistët nga e gjithë bota

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një sërë instalimesh artistike, skulpturash dhe projeksionesh, po ndriçojnë netët e errëta të shkurtit në kryeqytetin danez. Festivali i dritave në Kopenhagen i ka dhënë tashmë kryeqytetit një tjetër pamje.

Peter Brandsholm, IT në Kopenhagen: “Mendoj se kjo më jep mundësi të shoh art në hapësirë publike, me pamjen e Kopenhagenit që ndryshon nga drita. Është një mënyrë e mirë për ta parë qytetin me tjetër dritë.”

Ole Samsoe, teknik i dritave: “Festivali i Dritave në Kopenhagen është një ide e shkëlqyer. Është një ide shumë e mirë për Kopenhagenin. Ju e shihni Kopenhagenin në një këndvështrim të ri. Papritur keni gjithë këtë dritë kudo. Të gjitha këto ndërtesa ikonike mund t’i shihni në një këndvështrim krejtësisht të ri. Na pëlqen vërtet shumë.

 

 

”Edicioni i shtatë i këtij festivali ka nisur më 2 shkurt dhe do të vijojë të ndriçojë qytetin deri më 25 shkurt. Në festival marrin pjesë artistë nga Danimarka dhe e gjithë bota./O.S

Të fundit

Dy burra dhe një spektakël

Enver Robelli 288 milionë dollarë. Kaq para ia ka dhuruar Elon Musk ish-presidentit Donald Trump për ta bërë sërish president. Më 3...

Barazim me “peng” për Shqipërinë/ Mbyllet pa gola sfida me Serbinë në “Air Albania”

Shqipëria barazon pa gola ndaj Serbisë në “Arenën Kombëtare”, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Kuqezinjtë treguan dëshirë të madhe që në fillim,...

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Në një ceremoni në selinë e Unionit Afrikan Bill Gates njoftoi se fondacioni i tij do të mbështesë masivisht projektet shëndetësore dhe bujqësore në...

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në stadiumin “Air Albania”, loja është...

Historia e burrit që kaloi 5 muaj në burg pa e ditur se liria kushtonte vetëm 2 dollarë

Një histori surreale nga Nju Jorku ka tronditur opinionin publik dhe ka ekspozuar një mangësi serioze në sistemin gjyqësor amerikan. Protagonist është Aitabdel Salem,...

Lajme të tjera

Web TV