Balerini i njohur, Graciano Tagani, ka vetëm pak ditë që i është bashkuar banorëve të shtëpisë së “Big Brother VIP 3”, ku e kemi parë shumë aktiv në lojë, të përfshirë në debate dhe diskutime të ndryshme.
Në vetëm pak ditë ai ka arritur të sigurojë dhe fansa e mbështetës, por ajo që i qëndron gjithmonë në krahë është partnerja e tij, Argjira Spanca.
Së fundmi, moderatorja e njohur ka komentuar edhe sfidën e kërcimit të vendosur nga Vëllai i Madh, ku koreograf i grupit të tij është vetë Graciano.
Në fund të performancës ai ka inskenuar një puthje në buzë me Eglën, gjë që Spanca duket se nuk e ka aspak problem, përderisa e gjitha është në kuadër të lojës, siç edhe është shprehur më herët.
Në një postim në “Instastory”, Spanca i uron fitore Gracianos në këtë sfidë.

/O.S