Mbjellje pemësh pranë shkollës “Sevasti Qirjazi/ Veliaj: Kemi krijuar një park të vogël

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nxënësit e shkollës “Sevasti Qirjazi”, kampioni i Taekwondo, Jurido Cani dhe këngëtarja Çiljeta Xhilaga me djalin e saj iu bashkuan nismës së Bashkisë së Tiranës për shtimin e hapësirave të gjelbra në qytet. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i falenderoi të gjithë ata që zgjodhën të mbjellin pemë dhe ftoi këdo që t’i bashkohet nismës.

“Këtu po bëjmë një park të vogël, që fëmijët para se të futen në ‘xhunglën’ e dijeve, kalojnë në një zonë të gjelbër me oksigjen. Nuk e kisha menduar kurrë se do ia mbërrinim kësaj dite. Por, trimi i mirë me shokë shumë. Çili me Fernandon mbollën pemët e tyre, Jurido pemën e tij. Një grup i pafund njerëzish, jo vetëm artistë dhe sportistë, por është qytetarë, na janë bashkuar në këtë aksion. As humbjet, as fitoret nuk zgjasin gjithmonë. Kur je në komunitet, kur je me shokë, sigurisht që puna bëhet më mirë. Më vjen mirë që kemi kaluar tani në shtimin e klasave, si për shkollën “Kiço Blushi”, edhe për “Sevasti Qiriazin”, ndaj ftesa për banorët, sidomos banorëve të rinj që po vijnë në këto pallate, është të na bashkohen. “Bregu i Lumit” nuk është siç ka qenë më përpara, as “5 Maji” nuk është si ka qenë më përpara, as “Dervish Luzha”. Kjo është një nga zonat ku infrastruktura po bëhet tamam, urbanistika po funksionon tamam, ku jo vetëm që po bëhen ndërtesa të reja, por po ruhen edhe hapësirat ndërmjet për t’u kthyer në parqe si ky”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se Njësia 8 është një nga zonat që është shndërruar totalisht dhe është ristrukturuar falë ndërhyrjes së Bashkisë së Tiranës, duke u bërë shumë miqësore për komunitetin. “Në Njësinë 8 kemi krijuar këtë oaz. Mbaj mend kur erdhëm në fillim fare, ka qenë viti 2015-2016, e gjitha kjo ishte një landfill. Aksionet tona të para ishin kryesisht për të pastruar zonën, për të hequr plehrat nga komuniteti. Bregu i Lumit konsiderohej si fundi i botës, një zonë periferike shumë e vështirë. Ndërkohë, sot jemi në një situatë krejt tjetër”, tha Veliaj.

Nga ana e saj, këngëtarja Çiljeta Xhilaga tha se ndihet e lumtur që në ditën e lindjes së saj dhe djalit, Fernandos, ajo po mbjell pemë, që do i ketë kujtim gjithë jetën. “Mezi e kam pritur këtë ditë, që të bëhesha pjesë e një fushate të tillë. Jam shumë e lumtur që qëlloi në ditëlindjen time dhe të djalit tim. Sot lamë një kujtim shumë të bukur, një pemë shumë të bukur në emrin tim dhe të Fernandos, në një vend që dikur ishte katastrofë dhe sot duket një ëndërr. Për më tepër, që është bërë edhe një shkollë e re. Sa herë hap instagramin përditë më del nga një shkollë e re që bën Lali Eri”, tha ajo.

Unmute

 

 

Kampioni i Taekwondo, Jurido Cani falenderoi Bashkinë e Tiranës për shtimin e hapësirave të gjelbra. “Ju bashkova nismës për parqet e gjelbërta sepse si sportist që jam, sporti zhvillohet më mirë në një natyrë me pemë. Dhe ky vend kaq i bukur meriton që rinia të vazhdojë dhe të jetojë shëndetshëm”, tha ai. Drejtoresha e shkollës “Sevasti Qirjazi”, tha: “Bashkë me nxënësit iu bashkuam fushatës, që të shërbejë si ndërgjegjësim edhe për mirëmbajtjen e hapësirave”.

Fushatës së Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve i janë bashkuar mjaft personazhe të njohur, të cilët kanë zgjedhur që të bëjnë dhurata ndryshe për familjarët e tyre, duke u lënë atyre një kujtim në qytet.

Të fundit

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Deficiti i jashtëm i ekonomisë shqiptare ra me 41% në tremujorin e parë

Deficiti i llogarisë korrente u ngushtua për tremujorin e parë të vitit. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se deficiti i llogarisë korrente ra...

Haki Çako: Mbi 90% e zjarreve ndodhin nga dora e njeriut

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako ishte i ftuar në Ditarin e mbrëmjes me Loneta Prognin ku foli në lidhje me...

Brenda rezidencës mahnitëse ku gjithçka është prej ari (VIDEO)

Priyam Saraswat vizitoi së fundmi një rezidencë mahnitëse në Indore të Indisë, ku gjithçka, nga mobiljet te prizat elektrike, është prej ari. Videoja magjepsëse, që...

Lajme të tjera

Web TV