Përfitojnë rreth 500 mij shqiptarë/Çfarë përmban marrëveshja Shqipëri-Itali për pensionet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria dhe Itali do të nënshkruajnë ditën e sotme dokumentin përfundimtar për njohjen reciproke të  kontributeve  shoqërore.

Nga kjo marrëveshje, janë 300-500 mijë shqiptarë që përfitojnë duke bërë të mundur njohjen e kontributeve për pensionet e tyre.

Por çfarë mundëson konkretisht marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë?

Një nga përfitimet kryesore është bashkimi i periudhave të kontributive: Periudhat e sigurimit të plotësuara sipas legjislacionit të secilit shtet, të cilat grumbullohen dhe bashkohen me periudhat e sigurimit, me kusht që ato të mos mbivendosen. Pra, shqiptarëve që jetojnë në Itali, do u njihen kontributet në vendin tonë dhe atë italian, për një pension të përbashkët.

Po ashtu, kjo marrëveshje, mundëson trajtimin e posaçëm të punonjësve të vetëpunësuar (artizanë, tregtarë, fermerë të drejtpërdrejtë) dhe trajtimin e veçantë sipas sigurimit të përgjithshëm të detyrueshëm.

Shqipëria ka 16 marrëveshje të nënshkruara për Mbrojtjen Sociale: Austri; Belgjik; Çeki, Gjermani; Hungari; Kanada; Kosovë; Luksemburg; Maqedoni e Veriut; Mali i Zi; Rumani; Turqi; Zvicër; Bullgari; Kroaci; Itali./O.S

Të fundit

1996 – Shpërthimi tragjik i Fluturimit TWA 800 mbi qiellin e New York-ut

Më 17 korrik 1996, mbrëmja mbi Long Island u ndriçua nga një shpërthim i tmerrshëm. Një aeroplan i tipit...

Kufiri i pataksueshëm, çfarë duhet të dini para se të udhëtoni drejt Shqipërisë!

Udhëtarët që vijnë nga një vend tjetër në Republikën e Shqipërisë përjashtohen nga detyrimet e importit për mallrat që gjenden në bagazhin e tyre...

Vijon ngërçi politik në Kosovë, dështon për herë të 48 konstituimi i Kuvendit të ri

Ka dështuar edhe përpjekja e 48-të për konstituimin e Kuvendit.  Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, u bëri thirrje subjekteve politike që të propozojnë nga...

“Mirëardhsh mik i shtrenjtë”/ Rama përcjell Presidentin e Emirateve të Bashkuara

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed përfundoi vizitën e tij në Shqipëri. Bin Zayed u përcoll në aeroportin e Rinasit nga kryeministri...

Zelensky zgjedh një grua si kryeministren e re të Ukrainës

Presidenti ukrainas i ka ngarkuar qeverisë së re detyrën e mbikëqyrjes së kontratave të mbrojtjes në fuqi, si pjesë e një përpjekjeje për të...

Lajme të tjera

Web TV