Thuhet se princeshë Diana ka dashur të anulojë dasmën me mbretin Charles për këtë arsye

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për ceremoninë e tyre martesore ka folur gjithë bota, por duket se jo gjithçka ka qenë kaq e bukur dhe vanitoze, sidomos disa ditë pak para ceremonisë. Në librin e saj më të ri, “My mother and I”, të autores Ingrid Seward, autorja e biografisë së familjes mbretërore thotë se princesha Diana ndihej shumë e vetmuar dhe e izoluar para dasmës.

Në një paragraf nga botimi, të publikuar në Daily Mail është zbuluar një episod që ka ndodhur gjatë ditëlindjes së 21-të të Princit Andrew, ku Diana duhet të kërcente me princin Charles, asokohe. Por, ky i fundit e kishte refuzuar, duke u mbyllur në dhomë sepse ishte shumë i zënë me punë.

Elton John kishte performuar gjatë gjithë festës, ndërsa Charles e kaloi mbrëmjen duke punuar dhe duke u siguruar që të fliste me sa më shumë njerëz në telefon për çështje pune.

“Diana ishte e dëshpëruar. I fejuari i saj, princi Charles e kishte kaluar thuajse gjithë javën në Amerikë, e kur ishte momenti që t’i kushtonte vëmendje për të kërcyer dhe për të shijuar një çast bashkë në ditëlindje, ai zgjodhi të mbyllej në dhomë,” thuhet në fragment. “Duke u ndjerë e lodhur emocionalisht, Diana e ndjerë kërceu me një partner të rastit gjatë ditëlindjes,” vijon shpjegimi i situatës në libër.

Në libër, thuhet se Diana shkoi në shtëpinë e babait të saj në Northamptonshire në orën 5:30 të mëngjesit pas festës, duke u ndjerë “e shqetësuar, e zemëruar dhe nuk kishte ndërmend të kthehej më aty. Për sa i përket Diana-s, ajo s’donte t’ia dinte më për martesën me Charles”.

Kur ajo i shpjegoi vendimin të atit, Earl Spencer, ai u tmerrua, shkruhet në libër. Pasi e qetësoi, ai vuri në dukje se prishja e fejesës, pak para ditës së dasmës ishte një akt i pandershëm, sidomos me mbretin e ardhshëm të Anglisë.

Lexo edhe :  Suedia bllokon Onlyfans, parlamenti merr vendimin e papritur!

Diana nuk u bind asnjëherë plotësisht për vendimin e saj, pas shumë shpërthimeve në lot dhe pavendosmërisë, por duket se biseda me të atin ia ndërroi mendjen, për një nga ngjarjet më të rëndësishme që do të shënonte një pikë kthese në jetën e saj.

“Ajo nuk mund ta mohonte se donte ende të bëhej princesha e Uellsit. Ndonëse në moshën 19-vjeçare, Diana ishte shumë e re për të besuar në një fund të lumtur,” shkroi Seward.

Historia e princeshës Diana dhe mbretit Charles

Diana dhe mbreti Charles u martuan më 29 korrik të vitit 1981 në Katedralen e Shën Palit në Londër, pesë muaj pasi shpallën fejesën e tyre më 24 shkurt të vitit 1981. Dyshja u divorcua në vitin 1996, një vit para se Diana të ndërronte jetë në një aksident me makinë në Paris.

Ceremonia e dasmës shënoi audiencën më të madhe televizive për një ngjarje të tillë, duke u parë nga 750 milionë njerëz në 74 vende të ndryshme të botës./E.Ç

Të fundit

Alibeaj: PD e shiti ndeshjen, nuk ka pse ankohet

Enkelejd Alibeaj nga Koalicioni Djathtas për Zhvillim deklaroi se Partia Demokratike nuk mund të ankohet për zgjedhjet dhe rezultatin...

Ndihmat për Gazën, Emiratet e Bashkuara Arabe arrijnë akordin me Izraelin

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë konfirmuar se kanë arritur një marrëveshje me Izraelin për të lejuar dërgimin e ndihmës humanitare në Gaza. Sipas mediave të...

Shqipëria shpallet destinacioni më i mirë europian për 2025 nga “Travel and Tour World”

Shqipëria ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve globalë duke ofruar një ndërthurje të jashtëzakonshme të peizazheve natyrore marramendëse, trashëgimisë së pasur kulturore dhe përballueshmërisë së...

Policia greke mësyn në Burgun e Koridhalos, kontrolle në qelitë e disa shqiptarëve

Policia greke ka mësyrë në Burgun e Koridhalos, ku ka ushtruar kontrolle në qelitë e disa të dënuarve shqiptarë. Korrespodenti i Top Channel, Artur Bibe,...

Shtyhet gjyqi për “Sterilizimin”, Rjepaj: Projekti është devijim nga ai i vërteti

Është shtyrë për më 28 maj seanca gjyqësore për çështjen e sterilizimit, për shkak të largimit për arsye familjare të avokatit të të pandehurit...

Lajme të tjera

Web TV