7 arsyet pse mund të keni thonj të brishtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pavarësisht nëse ndiqni tendencat e fundit të thonjve ose zgjidhni thonj tërësisht natyral, kujdesi është një qasje personale që e kanë shumë goca. Por, çfarë ndodh kur ato thyhen shpejt dhe a është vërtet një shqetësim?

A jeni kuriozë ta dini se pse ndodh thyerja e thonjve? Ja disa nga arsyet, sipas mjekëve.

#1 Keni mungesë vitaminash

Besojeni ose jo, thonjtë mund të tregojnë shumë për atë që po ndodh brenda trupit. Një shkaktar i zakonshëm është anemia apo mungesa e hekurit.

#2 Bëni rregullisht manikyr

Ju mund të vendosni xhel ose akrilik për të kamufluar thonjtë e brishtë, por kjo mund të heqë lagështinë dhe vajrat natyralë duke i bërë ata të thatë dhe shumë të predispozuar për t’u thyer.

#3 Keni infeksion mykotik

Infeksionet e thoit janë të zakonshme dhe ato dallohen lehtë, sidomos pas shfaqjes së njollave të bardha, të verdha ose kafe.

#4 Jeni të ekspozuar ndaj kimikateve të forta

Kimikatet e ashpra si açetoni, sapuni i fortë, dezinfektuesi, detergjentët e rrobave shtojnë rrezikun për dëmtimin e thonjve, ndaj për t’i pasur ata të hidratuar dhe të shëndetshëm, ekspertët sugjerojnë që të përdorni doreza sa herë pastroni apo ju duhet të përdorni këto detergjentë.

#5 Fajin e kanë ilaçet

Disa ilaçe, por edhe kimioterapia i bëjnë thonjtë të thatë dhe të brishtë. Kjo pengon rritjen e qelizave me shpejtësi, ndaj edhe ripërtëritja e thoit është më e vështirë.

#6 Mund të keni problem serioze të lëkurës

Psoarisis, ekzema apo alopecia, të gjitha këto simptoma të lëkurës ndikojnë në ndryshimin e gjendjes së thonjve.

#7 I mbani shpesh të lagura thonjtë

Duart tuaja janë shpesh të lagura, po uji i tepërt heq vajrat natyralë në lëkurë dhe i bën ato të thatë.

Lexo edhe :  Gomari lëshohet në zipline në Dagestan, pamjet bëhen virale

#8 Keni çrregullim të tiroides

Çrregullimet e tiroides duke përfshirë hipotiroidizmin (kur gjëndra juaj tiroide nuk prodhon mjaftueshëm hormone tiroide) mund të shkaktojnë tharje dhe qërim të thonjve.

Pse? Për shkak të sëmundjes, kjo ndikon në qarkullimin e gjakut në lëkurën rreth thonjve duke çuar në rritje të ngadaltë të tyre dhe vështirësi në zëvendësimin e indeve të vjetra me ato të reja./E.Ç

Të fundit

Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë

Me situatën e zjarreve që paraqitet e rëndë në vendin tonë, ku sipas Sistemit Evropian për Zjarret në Pyje...

Politico: Shqipëria përdor IA në qeverisje, integrimin në BE dhe luftën ndaj korrupsionit

Inteligjenca artificiale (IA) gjithnjë e më shumë po përqafohet nga shumë vende të Evropës, ndërsa Shqipëria po e shfrytëzon si një mjet kyç për...

Çfarë po gatuhet në Alaskë? Trump dhe Putin mes hartës së re të Ukrainës

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojnë të premten një samit në Alaska, mes spekulimeve se bisedimet mund të...

Atje ku gjykatën e drejton ligji, jo SPAK-u

Nga Ylli Manjani Po vijojmë të sjellim raste të tjera nga gjykatat perëndimore të cilat shpallin të papërdorshme si prova gjyqsore të dhënat e SKY...

Xhekson Polok, një shpërthim “kaotik” mbi telajo

11 gusht 1956 – Artisti i njohur amerikan, Xhekson Polok, humbi jetën në moshën 44-vjeçare. Nga Leonard Veizi Në një natë gushti të vitit 1956, një...

Lajme të tjera

Web TV