“Po pinim, pastaj …”/ Zbardhet dëshmia e autorit, që dhunoi 81-vjeçarin në Korçë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është zbardhur dëshmia e atuorit, që dhunoi 81-vjeçarin Gaqo Tili në Korçë.

Mësohet se autori është Gëzim Agollari, i cili ka treguar se është përleshur fizikisht me të moshuarin pasi kanë qenë të dehur. Ata ishin duke konsumuar alkool të banesën e Tilit, pasi ishin shokë prej kohësh me njëri-tjetrin.

Autori ka deklaruar se kanë pirë në banesën e 81-vjeçarit dhe më pas kanë nisur të konfliktohen pa patur ndonjë shkak konkret.

Njoftimi i policisë për zbardhjen e ngjarjes:

Korçë/Zbardhet ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen nr.15, ku në banesën e tij, u gjet i dëmtuar me sende të forta, një 81-vjeçar.

Policia identifikon, kap dhe arreston në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e sotme, në lidhje me ngjarjen ku në lagjen nr. 15, Korçë, në banesën e tij u gjet i dëmtuar me sende të forta shtetasi G. T., 81 vjeç, ju informojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj personit të DVP Korçë, në drejtimin e Prokurorisë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të kësaj ngjarjeje, bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi:

-G. A., 72 vjeç, banues në Korçë.

Nga veprimet e kryera rezulton se ky shtetas ka qenë së bashku me shtetasin G. T., në banesën e këtij të fundit, ku dyshohet se në gjendje të dehur e ka goditur 81-vjeçarin me sende të forta. Shtetasi G. T., vijon të ndodhet në spitalin e Korçës në kujdesin e mjekëve.

Materialet proçedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”./O.S

Të fundit

Stonehenge: Çfarë mund të zbulojë një dhëmb lope për vendin e lashtë megalitik?

Një dhëmb lope 5,000-vjeçar i gjetur në Stonehenge mund të ofrojë një të dhënë të re mbi mënyrën se...

VIDEO/ I frustruar pas zëvendësimit, ja reagimi i Rodrygos në pankinën e Realit

Rodrygo mori një mundësi të rrallë si titullar për Real Madridin në ndeshjen ndaj Real Oviedos, një shans për të treguar veten përpara Xabi...

Përballja e Edi Ramës me vemjet e drejtësisë

Nga Artur Ajazi Prej disa kohësh, Edi Rama kryeministri i Shqipërisë, po përballet denjësisht me raste të shpeshta abuzimi nga prokurorët dhe gjyqtarët e kësaj...

Zyrtare/ Kristjan Asllani prezantohet si lojtar i Torinos

Kristjan Asllani është zyrtarisht futbollist i ri i Torinos. Mesfushori i Kombëtares kuqezi u transferua nga Interi në huazim me pagesë prej 1.5 milionë...

Skandali i mandatit te ‘Shqipëria Bëhet’, Kolegji konfirmon vendimin që ndez debate

Pas seancës së nisur paraditen e sotme, Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi vendimin e KAS që i kalon mandatin e Partisë Shqipëria Bëhet...

Lajme të tjera

Web TV