Ish-punonjësja e Google zbulon pyetjen ‘më të vështirë’ me të cilën testohen kandidatët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kështu që mund të imagjinohet se në korporata të mëdha si Google diçka e tillë do të ishte shkatërruese nga nervat.

Por një ish-punonjëse e gjigantit të teknologjisë tregon së fundmi se në cilën pyetje kandidatët ngecnin më shumë

E reja që pretendon se ka punuar për kompani si Google, Wix, e Rocket Money si drejtuese personeli, shpjegon në rrjetin TikTok për pyetjet që supozohet të ndajnë “shapin nga sheqeri”.

Përdoruesja me emrin @hrbitch shpjegon pyetjen: “Ka një kafene në San Francisco me furnizim dhe kërkesë të pakufizuar, domethënë se ka të gjitha produktet e kafesë, mjetet e shërbimit si dhe një radhë të gjatë klientësh që presin për të blerë”.

“Dyqani është rreth 150 metra katrorë. Më thuaj sa kafe shet ky dyqan në një ditë?”, tregon ajo për pyetjen kleçkë, e cila sipas saj është më e papritura për kandidatët e intervistuar.

Disa përdorues të TikTok jepnin teoritë e tyre për përgjigjen e saktë dhe kishin mbushur seksionin e komenteve me idetë.

Një prej tyre përgjigjej: “Zero – nuk prodhon asgjë, sepse nuk përmendi punonjësit.”

Një tjetër shkruante: “Duhen 30 sekonda për të mbushur kupën e kafes, pra rreth 120 kafe në orë, nëse qëndron hapur tete ore janë rreth 1000 kafe”.

Idetë ishin nga më të ndryshmet por më në fund ish shefja e personelit zbuloi përgjigjen sipas saj.

Ajo tha: “Nuk ka asnjë përgjigje të drejtë ose të gabuar, sepse intervistuesi vetëm përpiqet të kuptojë mënyrën tuaj të të menduarit, prandaj detajet janë të papërcaktuara, për të kuptuar aftësitë tuaja të vendimmarrjes”.

Por në faqen e internetit të Google thuhet se kompania nuk përdor më pyetje ngatërruese në intervistimet e saj.

Lexo edhe :  Renault serik më i shtrenjtë i prodhuar ndonjëherë në histori

“Ne duam vetëm të vlerësojmë aftësitë dhe nëse ato përshtaten me rolin, nuk kemi pyetje ngatërruese dhe intervistat tona janë shumë zbavitëse”./O.S

 

FOTO GALERI
1/3

Përdoruesja me emrin @hrbitch shpjegon pyetjen

Të fundit

Meta reagon nga qelia/ Shqipëria Madhështore është shumë pranë!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet i bindur nga qelia se fitorja e 11 Majit është më pranë se...

Ura më e lartë në botë është pothuajse gati/ Tejkalon rrokaqiejt më të famshëm në planet

Ajo do të quhet Ura e Kanionit Huajiang dhe do të jetë ura më e lartë në botë . Jo për sa i përket lartësisë së...

Tregjet botërore të aksioneve rikuperojnë gjysmën e humbjeve

Java e kaluar solli një rimëkëmbje të fortë të tregut global të aksioneve pasi presidenti amerikan Donald Trump zbuti retorikën rreth politikës tregtare dhe...

Studimi/ Ngrohja globale do të na bëjë (shumë) më të varfër

Modelet ekonomike deri më tani kanë nënvlerësuar ndikimin e ngrohjes globale në kursimet tona. Një studim i botuar në Environmental Research Letters , zbulon se situata...

Cilat ishin drogat psikotrope që përdornin paraardhësit tanë?

Në të kaluarën, luftërat, konfliktet sociale, krizat ekonomike kanë vepruar shpesh si nxitës për çrregullime mendore në shkallë të gjerë. Dhe ilaçi "bëje vetë" ka qenë...

Lajme të tjera

Web TV