Konfirmohet: Kim Kardashian, në lidhje me ish-in e motrës së saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kim Kardashian dhe ish-i i motres se saj, Chloe, Odell Beckham Jr. janë në një lidhje që nga vera e kaluar – por e kanë mbajtur romancën e tyre sekret për ‘respekt ndaj djalit të tij’ dhe për të parandaluar ndonje shpërthim publik nga Kanye West, thonë burime pranë dyshes. Spekulimet rreth Kim, 43 vjeçe, dhe atletit, 31 vjeç, fillimisht u shfaqen nga shtatori 2023.

“Kim ka qenë në një marrëdhënie romantike me Odell në verën e kaluar dhe mendonte se kishte arritur ta mbante marrëdhënien e fshehtë”, tha një burim për DailyMail. “Ajo nuk po del me askënd tjetër në këtë moment – të paktën që miqtë e saj të afërt ta dinë”, shtoi më tej i njëjti person. DailyMail zbulon ekskluzivisht se Kim Kardashian dhe ylli i NFL Odell Beckham Jr. janë në një marrëdhënie, pasi çifti filloi një romancë verën e kaluar.

Çifti ka zgjedhur t’i mbajë gjërat private për të shmangur çdo spekulim të rremë se themeluesja e markës “Skims” është një ‘shkatërruese familjesh’ pas ndarjes së Odell nga nëna e djalit të tij, Zydn. Ndërsa shpjegojnë arsyen pse Kim ka qenë kaq e fshehtë për jetën e saj dashurore, burimi theksoi se çifti u pajtua me idenë qe t`i mbante gjërat private për të shmangur çdo spekulim të rremë se Kimi “ka ndërhyrë” në raportin e Odell dhe ish-të dashurës së tij. Një problem tjetër ishte reagimi i ish-bashkëshorti i Kimit, Kanye West, me të cilin ajo ka katër fëmijë: North, 10 vjeçe, Saint, tetë vjeç, Chicago, gjashtë vjeçe, dhe Psalm, katër vjeç.

“Pas asaj që Kanye i bëri Pete Davidson, Kim dëshiron të shmangë këtë me çdo kusht. Është vetëm çështje kohe tani para se Kanye të thotë diçka publikisht, por ai nuk ka prova të qëndrueshme”. Kim dhe Kanye qëndruan të martuar për shtatë vjet deri sa u përfundua divorci në nëntor të vitit 2022 – një muaj para se ai të martohej me bashkëshorten e tij aktuale Bianca./E.Ç

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV