Pse ikin shqiptarët jashtë vendit? Raporti i MB: Shumica, për mundësi punësimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumica e shqiptarëve largohen jashtë vendit për mundësi më të mira punësimi. Këtë tregon një raport i Ministrisë së Brendshme për migracionin gjatë periudhës 2019-2022.

Sipas këtij raporti, 86% e shqiptarëve që kanë emigruar në vitin 2022 kishin si faktor shtytës punësimin, ndërsa rreth 6% rezulton se janë larguar për bashkim familjar dhe gati 4% për mundësi më të kënaqshme studimi.

Përgjatë vitit 2022 rreth 46 mijë e 500 shqiptarë janë larguar nga vendi, niveli më i lartë që nga viti 2014. Largimet reflektohen edhe në kërkesat në rritje të shqiptarëve për azil.

Në vitin 2022, 25 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në një nga vendet e BE-së, Britani, Amerikë, Kanada dhe Australi, një rritje kjo me 83% krahasuar me vitin 2021.

Më shumë se gjysma e kërkesave rezulton të jenë bërë në Britaninë e Madhe, pasuar më tej nga vendet e BE-së.

Sa i përket azilit arsyet kryesore lidhen kryesisht me çështjet ekonomike.

Për Ministrinë e Brendshme shqetësues mbetet trendi në rritje i emigrimit të të miturve kryesisht drejt vendeve të BE-së.

Gati 5 600 të mitur shqiptare kanë kërkuar azil në vitin 2022, shumica në Britani dhe Francë. Në krahasim me vitin paraardhës ka një rritje 85%.

Në kushtet kur Shqipëria vazhdon të prodhojë flukse emigrantësh ekonomikë, sipas Ministrisë së Brendshme është e nevojshme që të intensifikohen përpjekjet për mirëqeverisje në vend./O.S

 

Të fundit

Lajmi i fundit: Rodrygo do largohet nga Real Madrid, kush do paguajë 110 mln euro?

Edhe pse e nisi si titullar ndeshjen e mbrëmshme ku Real Madrid fitoi 0-3 ndaj Real Oviedo dhe luajti...

Politikat e migracionit në Gjermani, Angela Merkel jep komentin e saj

Ish-kancelarja Merkel është e befasuar që ende kritikohet për thënien "Do t'ia dalim mbanë". Ajo mbetet te fjalët e saj, sepse për të, bëhet...

Stomatologjia dhe farmacia, dy degët më të kërkuara në Shqipëri

Këtë të hënë janë publikuar rezultatet për studentet fitues të cilët janë ata ekselentët që do jenë dhe mjekët e ardhshëm. Kriteri kryesor për të...

Macron: Sulmet izraelite në spitalin e Gazës, të patolerueshme

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se sulmet izraelite ndaj një spitali në Gaza që shkaktuan vdekjen e civilëve dhe gazetarëve ishin "të patolerueshme". Sipas...

Netanyahu: Izraeli shpreh keqardhje për aksidentin tragjik në spitalin Nasser

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka thënë se Izraeli “ndjen keqardhje të thellë” për “fatkeqësinë tragjike” që ndodhi sot në spitalin Nasser. Sipas mediave të huaja, udhëheqësi...

Lajme të tjera

Web TV