U kërcënua me jetë, reagon kryeministri Albin Kurti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar në lidhej me kërcënimin me jetë në kohën kur ishte në Maqedoninë e Veriut.

Kurti ka thënë se gjatë qëndrimit në Shkup, nuk është ndier i rrezikuar, por e ka parë se ka pasur shumë forca policore që u përkujdesën për mbledhjen e mbajtur në Shkup

“Unë kam mësuar që ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilët kanë rrënjët në Beograd, por unë sapo erdha nga Shkupi këtu. Nuk jam ndier i rrezikuar, por kam parë se kishte shumë forca policore që u përkujdesën për mbledhjen e mbajtur në Shkup”, tha ai.

Më parë RTK raportoi se gjatë qëndrimit të Kurtit në Shkup ka pasur plan për atentat ndaj tij.

Një gjë e tillë, raportohet të ketë ardhur pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Mes të tjerash thuhet që janë marrë të gjitha masat e nevojshme në bashkëpunim me Maqedoninë e Veriut, me të arritur Kurti mbrëmë në Shkup.

Televizioni publik raporton se i është thënë që kërcënimi për jetën e Kurtit ka qenë serioz, “sidomos duke marrë parasysh se kanë ardhur nga disa burime të informacionit”.

“Ka qenë një kombinacion operativ serb, ku janë gërshetuar mashtrimet mediale me veprimet në terren nga atentatorë të mundshëm të ekstremit serbo-maqedonas, të afërt me Federatën Ruse, por nën kontrollin e institucioneve serbe.” – citohet të ketë thënë ky burim. RTK po ashtu raporton se kryeministri Kurti tashmë ka hyrë në Kosovë./   S.M

Të fundit

Tragjike/ Foshnja 9-muajshe sulmohet për vdekje nga qeni pitbull

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në provincën e Napolit në Itali, pasi një foshnjë 9-muajshe humbi jetën pasi...

Zhvendosja e palestinezëve/ Kryeministri spanjoll kundër planit të Trumpit

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka kundërshtuar me vendosmëri propozimin e presidentit amerikan Donald Trump për të zhvendosur me forcë palestinezët nga Rripi i Gazës. Bëhet...

E bujshme! Ilnisa Agolli në një lidhje dashurie me ish banorin e BBV? Ja çfarë u zbulua

Ai mes fjalëve është shprehur se Atilla dhe Ilnisa janë në një lidhje dashurie. Gazetari në fjalë ka thënë gjithashtu se ndonëse asnjëri nga ata...

Australia prezanton planin për ndalimin të blerjeve të pronave për të huajt

Blerësit e mundshëm të shtëpive do të përballen me më pak konkurrencë nga jashtë, me Laburistët në Australi që premtojnë të ndalojnë investitorët e...

Topalli takim me emigrantët në Itali: Diaspora, potencial për të ndryshuar Shqipërinë

Në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit, drejtuesja politike e PD për Diasporën, Jozefina Topalli, ka zhvilluar një takim me shqiptarët të cilët jetojnë...

Lajme të tjera

Web TV