Video/ E çon makinën për riparim në servis, mekaniku e merr peng pronarin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një konflikt me dy qytetarë dhe një mekanik të përfshirë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në Durrës.

Nga policia e qytetit bregdetar konfirmojnë se një i ri e kishte lënë automjetin për t’u riparuar dhe prej dy ditësh tashmë nuk lidhej dot me mekanikun në servis.

Ndërsa kishte mësuar se automjeti i tij, jo vetëm ishte riparuar, por shëtiste nëpër qytet mekanikun, i riu sëbashku me të atin shkuan pasditen e kësaj të shtune të sqaroheshin me pronarët e servisit.

Sqarimi mesa duket nuk ka shkuar mirë, pasi sipas burimeve nga vendngjarja, i ati i pronarit të makinës është marrë peng në automjetin e djalit të tij.

Zyrtarisht policia ende nuk referon se kemi të bëjmë me një pengmarrje. Sikundër duket nga pamjet, grupi hetimor dhe policia është në vendngjarje dhe më tepër detaje priten të mësohen në vijim./O.S

 

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV