PS ‘ndez motorët’ për zgjedhjet parlamentare 2025, mblidhet sot Asambleja!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Socialistët mbledhin sot Asamblenë e Partisë, ku në fokus të mbledhjes me dyer të mbyllura do të jenë jo vetëm zgjedhjet parlamentare 2025, por edhe riorganizimin i strukturave të partisë, i paralajmëruar që në dhjetor të 2023-shit nga kryesocialisti Edi Rama, me synimin që viti zgjedhor t’i gjejë gati.

Rreth 400 anëtarët e asamblesë, vetë Rama, ministrat e deputetët do të mblidhen në orën 10:30 në një restorant në periferi të Tiranës. Për anëtarët e Asamblesë pjesëmarrja në këtë mbledhje është e detyrueshme dhe mungesat do të konsiderohen të pajustifikuara.

Fokusi do të jetë për raportimin e detyrave të lëna në Kongresin e Partisë Socialiste më 8 dhjetor, aty nga ku kryeministri Edi Rama njoftoi se pranvera e 2024-ës do ta gjejë Partinë Socialiste me struktura të reja.

Asambleja do të mbahet me dyer të mbyllura, ku veç organizimit të partisë nuk do të mungojnë as mesazhet politike. Sekretari i përgjithshëm i PS, Blendi Klosi tha për Report Tv se pret që deri në pranverë të jetë mbyllur procesi zgjedhor brenda partisë deri në nivelet e anëtarëve të asamblesë për të nisur fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare 2025.

Ky proces riorganizimi i PS-së, ka nisur që në korrik të 2023-shit, me shkarkimin e sekretariatit të Partisë, lëvizje e cila spostoi Damian Gjiknurin nga posti i sekretarit të përgjithshëm për t’ia besuar detyrën Blendi Klosit.

Ndryshimet do të prekin edhe drejtuesit e degëve në bazë, ndërsa në muajin prill pritet të zhvillohen zgjedhjet për delegatët e Kongresin e PS. Kongresi i ri, do të zgjedhë asamblenë e re, e kjo e fundit do të votëbesojë anëtarët e rinj të Kryesisë./e.t

Të fundit

Zgjedhjet në Kosovë, kryeministri Rama: Nuk kam asnjë preferencë për rezultatet

Teksa ndodhet në Madrid për një vizitë dy ditore me një agjendë të ngjeshur takimesh dhe konferencash, kryeministri i...

“Mirror”: Butrinti, ”Maldivet” evropiane me mot të ngrohtë dhe çmime më të lira

Liqeni i Butrintit në jug të Shqipërisë, i cili shtrihet përgjatë bregut të detit Jon është krahasuar me Maldivet nga turistët – falë ujërave...

Protesta e PD/ Shtohen masat e sigurisë, “blindohet” parlamenti (VIDEO)

Na ndan edhe një orë nga fillimi i protestës së Partisë Demokratike. Gazetari Osman Stafa raporton për Balkanweb se pranë parlamentit janë mbledhur forca të shumta...

Ekspertët që parashikuan Covid: Një virus i ri mund të shkaktojë pandeminë e rradhës

Një virus i ri që është shfaqur në pjesë të Amerikës mund të "kërcënojë të gjithë njerëzimin" sipas ekspertëve që parashikuan COVID-19 . Bëhet...

Tirana dhe bregdeti, ndër më të lirat në rajon për qiratë ditore

Ndonëse kthimi i Shqipërisë në destinacion turistik e ka shtuar në mënyrë të pashmangshme vëmendjen për Tiranën, çmimet e qirasë ditore në kryeqytet mbeten...

Lajme të tjera

Web TV