Bien lindjet në Shqipëri, 10% më pak se në vitin 2022, Gjirokastra me numrin më të ulët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Popullsia e vendit tonë po shkon drejt tkurrjes sistematike të popullsisë për shkak të rënies së lindjeve. Raporti më i fundit i INSTAT ka nxjerrë në pah se gjatë vitit 2023, erdhën në jetë 22.210 fëmijë, ose 2478 fëmijë më pak se vitin paraardhës kur u regjistruan 24.688 lindje.

Numri më i ulët i lindjeve është shënuar në Gjirokastër me 380, duke u pasuar nga Kukësi me 667 lindje dhe Berati me 818.

Edhe për vitin që lamë pas, qarku me shtesën natyrore më të lartë, është Tirana. Nga të dhënat mbi treguesit demografikë nga Instituti i Statistikave, në vitin 2023 pati 8144 lindje.

Por pozitiv në raportin më të fundit të INSTAT, është fakti se numri i vdekjeve është më i ulët se sa ai i lindjeve, krahasuar me një vit më parë. Gjatë 2023 ndërruan jetë 20.034 persona, nga 24 mijë në vitin 2023.

Përgjatë vitit që lamë pas, të dymbëdhjetë qarqet e vendit shënojnë rënie të numrit të vdekjeve. Qarku me numrin më të ulët të vdekjeve është Kukësi me 458, ndërsa qarku me numrin më të lartë është Tirana me 5118 vdekje, pasuar nga Fieri me 2176 humbje jete./E.T

Të fundit

SHBA pranon një aeroplan të dhuruar nga Katari

SHBA-të kanë pranuar një aeroplan të destinuar për flotën e Air Force One nga Katari, një dhuratë që ka...

Qeveria shqiptare zgjat lejeqëndrimin për shtetasit ukrainas në Shqipëri në 4 vjet

Këshilli i Ministrave ka vendosur të zgjasë lejen e qëndrimit për shtetasit ukrainas në Shqipëri si pasojë e zgjatjes së luftës në vendin e...

Pista e Formula 1 drejt finalizimit, qeveria miraton shpronësimet në Elbasan

Duket se ambicia e qeverisë shqiptare për të ndërtuar një pistë të Formula 1 në Elbasan po merr zbatim kohët e fundit. Ditën e sotme,...

Si të largoni insektet dhe fluturat e ushqimit në vetëm disa hapa

Një nga problemet më të mëdha të çdo amvise janë fluturat e ushqimit që pushtojnë çdo cep të dollapëve dhe rafteve të mbushura me...

Bitcoin arrin nivelin më të lartë historik me mbi 109 mijë dollarë

Bitcoin, kriptomonedha më e popullarizuar në botë, u rrit në një nivel rekord sot, duke arritur në 109,499.76 dollarë, për shkak të optimizmit në...

Lajme të tjera

Web TV