Protestë dhe reforma/ Baçi zbulon çfarë do të ndodhë në 20 shkurt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi deklaron se tashmë procesi i bashkimit të demokratëve ka përfunduar dhe sipas tij opozita është më e fortë se kurrë.

Gjatë një interviste televizive Baçi thekson se rrugët janë të hapura për çdo afrim, pasi kam respekt për çdo koleg që ka dalë nga ajo listë në vitin 2021.

Ndërsa thotë se mbështet çdo protestë të qytetarëve, ai futet në Kuvend më herët se të gjithë dhe shkon bashkë me mazhorancën dhe voton ato që kërkon mazhoranca. Dhe në këtë kuptim ai është i pabesueshëm në këtë kuptim.

Protesta e 20 shkurtit është një nismë që vjen në kohë të vështira për vendin, i cili përballet me një krizë të paprecedentë ekonomike që ka çuar në shpopullimin e vendit.

Po ashtu, kemi mashtrimin e qeverisë me studentët e universiteteve. Po ashtu është një protestë për fermerët që janë më të persekutuarit në këtë periudhë.

Të vijnë të gjithë në Tiranë, me gjithë mjetet që ato kanë dhe të bllokojnë çdo rrugë të vendit çdo ditë deri në realizimin e kërkesave të tyre dhe reflektimin e kësaj qeverie që tallet me ta.

Natyrisht protesta ndryshon shumë gjëra. Numri i madh i qytetarëve në shesh, kërkesat dhe vendosmëria e tyre për të ndryshuar dhe për t’i treguar kësaj qeverie që janë në minorancë tashmë, dhe jo në mazhorancë”, theksoi ndër të tjera ligjvënësi demokrat, Luan Baçi./   S.M

Të fundit

Ushtria e 4 Dhjetorit dhe ajo e 10 Korrikut

Nga Leonard Veizi Themelimi i ushtrisë së shtetit shqiptar daton më 4 dhjetor 1912, vetëm pak ditë pas shpalljes së...

Rritja e pensioneve, si do të shpërndahen mbi 205 miliardë lekë!

Qeveria shqiptare ka përcaktuar objektiva për sistemin e mbrojtjes sociale dhe shëndetësinë publike për periudhën 2025– 2028, duke rritur ndjeshëm fondet për pensionet, ndihmën...

Zjarret masive në Maqedoninë e Veriut, Greqia dërgon avionët zjarrfikës Canadair

Maqedonia e Veriut është përballur me shumë zjarre gjatë tre ditëve të fundit . Sipas një deklarate nga Qendra për Menaxhimin e Krizave të...

“Furtunë” në policinë e Shkodrës, shkarkohet kupola drejtuese

Janë shkarkuar nga detyra drejtuesit e Policisë së Shkodrës. Drejtori i policissë së Shtetit, Ilir Proda bën me dije se ka shkarkuar nga detyra drejtorin...

Mevlan Shaba bëhet baba për herë të parë, zbulon emrin e vajzës

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” dhe këngëtari i njohur Mevlan Shaba është bërë baba për herë të parë! Lajmin e bukur e ka ndarë vetë ai...

Lajme të tjera

Web TV