“Shiko një herë”/ WhatsApp sjell surpriza të reja, ja risia e fundit për përdoruesit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Platforma popullore e mesazheve nga Meta, WhatsApp, së fundmi ka prezantuar një veçori të re që lejon përdoruesit të bllokojnë mesazhet e padëshiruara direkt nga ekranet e tyre.

Ky përditësim synon të luftojë përhapjen e mesazheve të padëshiruara dhe t’u japë përdoruesve kontroll më të madh mbi to.

Kjo për faktin se mesazhet e padëshiruara prej kohësh kanë qenë shqetësim për rrjetet si WhatsApp.

Por, me përditësimin e fundit rrjeti social ka për qëllim përmirësimin e privatësisë dhe sigurisë së përdoruesve të tij.

Funksioni i ri u mundëson përdoruesve të identifikojnë dhe bllokojnë mesazhet pa pasur nevojë të kalojnë në aplikacione tjera.

Tashmë WhatsApp tregon një shënim paralajmërues poshtë kontaktit të çdo numri të panjohur. Ky shënim pasohet nga opsionet për ta regjistruar, bllokuar, ose raportuar atë.

Bëhet e ditur se, WhatsApp së shpejti pritet të mbështesë edhe mesazhet ndër-platformë të cilat do të lejojnë shkëmbimin e mesazheve me përdoruesit e platformave tjera./   S.M

Të fundit

Garancia 15 mijë dollarë, Shqipëria nuk preket nga projekti i DASH për vizat!

Shqipëria nuk përfshihet në listën e vendeve, për shtetasit e të cilëve do të kërkohet garanci deri në 15...

Riparohet segmenti rrugor Qafë Thanë – Dogana Qafë Thanë

Kryeministri Edi Rama lajmëroi sot në rrjetet sociale përfundimin e punimeve për riparimin e shtresave asfaltike dhe përmirësimin e sinjalistikës horizontale dhe vertikale në segmentin rrugor...

U shurdhuam nga zhurma digjitale. Ndaleni e do dëgjoni zërin e një demokracie në krizë

Politika po lufton për të përballuar ritmin e ndryshimit teknologjik – dhe kjo po prek secilin prej nesh Nga Rafael Behr Duke u kthyer nga pushimet,...

E konfirmon Kremlini: Trump dhe Putin do të takohen në ditët në vijim

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe presidenti rus, Vladimir Putin, kanë rënë dakord të zhvillojnë një takim në ditët në vijim. Lajmi është konfirmuar nga...

“Jam e vetmja që mund ta shpëtoj Shqipërinë”/ Evi Kokalari si ndahet Berishës

Aktivistja, Evi Kokalari ka zbardhur për herë të parë ofertat e pushtetit që, sipas saj, ia bëri vetë Sali Berisha për ta futur në...

Lajme të tjera

Web TV