Forma fizike nuk është fat, është përpjekje e vazhdueshme dhe sakrificë për të qendruar larg ushqimeve që pëlqejmë më shumë. Sheqeri është një nga produktet prej të cilit heqin dorë njerëzit që janë në formë të mirë fizike.
E ftuar në emsionin “Living Room” moderuar nga Brunilda Lahe, sa i përket rrugës së shkurtër për t’u dobësuar, nutricionistja Diola Dosti, ka folur për ca sekrete të regjimit të saj ushqimor.
“Nuk është fat të jesh në formë. Unë kam një lloj respekti për veten dhe ndjek një lloj regjimi, mbaj balanca. Që domethënë, nëse ti më fton në ditëlindjen tënde dhe do më japësh mua atë copën e tortës në 12 të natës, unë do e konsumoj për të të respektuar. Por unë do rri më pas 24 orë pa ngrënë ushqim. Unë e bëj njëherë në javë këtë regjim. Unë e çoj edhe në 32 orë”, tha Diola Dosti./E.Ç