INSTAT: Lindjet në 2023 në nivelin më të ulet të 3 dekadave, më i prekur veriu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kukësi, Dibra dhe Lezha me rënien më të madhe vjetore

Viti 2023 ka shënuar numrin më të ulët të lindjeve në Shqipëri për të paktën 3 dekadat e fundit.

Sipas të dhënave të INSTAT përgjatë 2023-it lindën rreth 22 mijë foshnje, një rënie kjo më gati 10% në krahasim me një vit më parë.

Qarqet me rënien më të madhe vjetore rezulton të jenë Kukësi, Dibra dhe Lezha. Në të treja këto qarqe lindjet kanë rënë mbi mesataren kombëtare, specifikisht me më shumë se 10%.

Largimet drejt qyteteve të tjera brenda vendit dhe vendeve të BE-së apo Britanisë së Madhe duket se sidomos në Kukës kanë bërë që në vitin 2023 të ketë një tkurrje të ndjeshme të lindjeve, me vetëm 667 foshnje në vit.

Ndërkaq vdekjet në nivel kombëtar kanë njohur po ashtu rënie. Nga rreth 27 mijë dhe gati 31 mijë vdekje që u shënuan në vitet 2020 dhe 2021 si pasojë edhe e pandemisë, humbjet kanë rënë në rreth 20 mijë. Kjo shifër është më e ulëta në të paktën 10 vitet e fundit.

Shtesa natyrore e popullsisë për vitin e shkuar regjistron kështu rreth 2 mijë lindje më shumë sesa vdekje./O.S

 

Të fundit

Kush do të jetë Papa i ardhshëm sipas AI?

Inteligjenca artificiale ka bërë edhe një përpjekje tjetër për të parashikuar rezultatin e procesit famëkeq të fshehtë dhe të...

Egli Tako flet pas BBV, tregon si po shkon lidhja me Gjestin

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Egli Tako ka ndarë me publikun disa detaje për jetën e saj jashtë shtëpisë. Ne ‘Post Big Brother’,...

Gjesti dhe Laerti nuk mbahen, debat i fortë në studio! Aktori: Do Zoti mëson shqip!

Gjesti dhe Laerti janë përfshirë nën një debat në Post Big Brother VIP 4, pas deklaratave të bëra nga aktori në emisionin “Shqipëria Live”...

Çfarë simbolizonin qilimat persianë në funeralin e Papa Françeskut?

Kisha Katolike, duke ndjekur një traditë shekullore, vendosi qilima persiane nën arkivolin e Papa Françeskut. Çfarë simbolizojnë ato? Duke vendosur qilima persiane nën arkivolin e...

Aksidentohet ish konkurrentja e BBVA, ishte në makinë me vajzën 5 muajshe

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë javë ka...

Lajme të tjera

Web TV