Orët e gjata në rrjetet sociale/Sociologët të shqetësuar: Po rrit vetminë dhe vetëvrasjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Varësia nga përdorimi i rrjeteve sociale po kthehet sipas të gjitha vlerësimeve studimore një emergjencë.

Sociologët thonë se përdorimi për një kohë të gjatë në kuptimin e kohës së shpenzuar, por edhe viteve ka bërë që varësia nga këto platforma të jetë më e shprehur dhe e vërtet, duke na bërë të përballemi me disa pasoja.

Pasojat janë nevoja për të qenë vazhdimisht të lidhur, koha që kalojmë me njerëzit, më teper se ata që kemi në shtëpi, po krijohet një distancë midis njerëzve.

Për ekspertët, jeta virtuale po çon edhe në rritje të fenomneve negative, në disa raste duke vënë në rrezik dhe jetën.

“Nevoja për të qenë vazhdimisht të lidhur, të ndjerit keq kur nuk jemi pranë këtyre rrjeteve. Koha më e gjatë që kalojmë me njerëzit që janë në platforma sesa me njerëzit që ndajmë të përditshmen tonë.

Ka njerëz që me lehtësinë më të madhe e kërcënojnë shëndetin emocional dhe psikologjik të tyre.

Ka njerëz që për shkak të brishtësisë, i përjetojnë me shumë intensitet sesa kanë disa mesazhe që vijnë nga bota virtuale dhe shkojnë deri në dëshpërim të plotë dhe pse jo deri në vetëflijim”, tha Sociologia Entela Binjaku.

Këto platforma janë kthyer në një rrezik edhe për fëmijët dhe adoleshnetët.

Sipas studimeve përdorimi i këtyre rrjeteve nga fëmijët dhe adoleshentët ka demonstruar disa fenomene si: vetëvrasjet, varësia nga lojërat, varësia nga lojërat e bixhozit, bullizmi, izolimi, pedofilia, depresioni deri edhe konvulsionet./    S.M

Të fundit

Ambasada Amerikane lëshon mesazhin e radhës: “Minimi i zgjedhjeve cenon partneritetin”

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një mesazh të Samuel Samson, zyrtar i lartë në Byronë...

AKU: Vezët me salmonelë në Gramsh janë kontaminuar në kopsht, jo nga furnizuesi

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton opinionin publik se mostrat e marra në Kopshtin Nr. 1 Gramsh kanë rezultuar pozitive me Salmonelë. Por, pas verifikimeve...

Shenjat më me fat të muajit qershor

Stina e verës sjell energji të reja për të gjitha shenjat e horoskopit. Universi ju ofron një mundësi të artë për të bërë ndryshime...

100 mijë shqiptarë me portofol në monedha digjitale, të ‘fiksuar’ pas Bitcoin

Eksplorimi i parasë digjitale duke blerë e shitur kriptomonedha nuk është më tabu për shqiptarët. Mjafton të kesh një telefon me internet, dhe regjistrohesh...

Vrau me thikë vajzën e tij dhe të dashurin e gruas, prokuroria: Dënim të përjetshëm!

Prokuroria e Foggia-s në Itali ka kërkuar dënim të përjetshëm për 47-vjeçarin shqiptar, Taulant Malaj i akuzuar për vrasjen e dy personave dhe mbetjen...

Lajme të tjera

Web TV