“Pështyni, gjuani…”/Si udhëzohen serbët në veri të Kosovës ti kundërpërgjigjen policisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një organizatë e re serbe e quajtur “Mbrojtja Kombëtare”, po u shpërndan fletëpalosje qytetarëve serbë në veri të Kosovës. Në këto fletë u jepen udhëzime qytetarëve se si të bëjnë rezistencë dhe t`i kundërvihen Policisë së Kosovës.

Këto fletëpalosje dyshohet se u janë shpërndarë qytetarëve serbë gjatë dhe pas protestës që u mbajt ditën e hënë në Mitrovicën e Veriut. Emri i organizatës “Mbrojtja e re” figuronte në fletpalosjet e shpërndara.

Në fletëpalosje shkruhej se si serbët në veri të Kosovës duhet të veprojnë kur shohnin patrullën e policisë: “Gjuaj me gjërat që ke në dorë (lojë, saksi, ngjyrë, ve, koktej). Se si duhet të veprojnë kur shohin civilët: Pështyni, e shani dhe në rast se kundërpërgjigjet injorojeni por në qoftë se është i vendosur atëherë bjerini shuplakë.”

Mes të tjerash fletëpalosja udhëzon serbët e Kosovës për sasinë e përbërësve që duhet të përdorin ne mobilizimin ndaj Policisë së Kosovës. Policia e Kosovës ka njoftuar, se për këtë rast ka iniciuar procedurë për thirrje rezistence dhe nxitje urretjeje./O.S

Të fundit

Jozi dhe Loredana i japin fund lidhjes?

Pas përfundimit të edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania, një nga marrëdhëniet që ngjalli më shumë kureshtje...

Studimi/ Pse të rinjtë nuk duan të martohen më?

Dikur martesa ishte qëllimi përfundimtar i çdo lidhjeje. Sot? Jo më. Brezi i ri po sheh martesën me sy të ndryshëm – jo më...

Tiranë-Rinas, me tren për 20 minuta/ Linjat hekurudhore do të nisin operimin në 2026-ën

Teksa Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë synon të japë me koncesion operimin e trenave të pasagjerëve në rrjetin kombëtar hekurudhor, janë bërë me dije...

Përmbytjet në Rumani kërcënojnë një nga minierat më të mëdha të kripës në Evropë

Përmbytjet e mëdha, të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut, që goditën Rumaninë të enjten kërcënojnë të shkatërrojnë minierën e kripës Pride, e...

Cilat vende kanë pensionet më të larta dhe më të ulëta në Evropë?

Pensionet janë burimi kryesor i të ardhurave për të moshuarit në Evropë, sipas raportit të OECD-së “Pensionet në një vështrim 2023”. Në shumë vende evropiane,...

Lajme të tjera

Web TV