Blegtoria drejt kolapsit/ Blegtorët: Monopol nga kompanitë e qumështit, kanë lidhje…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emisioni “Fol” u ndal sot në Gjirokastër, për t’u njohur nga afër me problemet e blegtorëve të Delvinës e Gjirokastrës. Nga viti në vit po pakësohet numri i bagëtive, ndërsa blegtorët thonë që nuk po ia dalin dot më pasi “po na shkatërron prodhimi i huaj”.

Ata vënë në dukje se prodhimet e huaja vijnë me çmime shumë më të lira, pasi në vendet e origjinës ka subvencion, ndërsa produktet kanë po ashtu përmbajtje qumështpluhuri. Ndër të tjera ata tregojnë se në Rumani dhe Bullgari rriten qengja enkas për tregun shqiptar, të vaksinuar për të shtuar peshë.

Një blegtor thotë se e ka të pamundur që me prodhimet e tij bio të konkurrojë mallrat e importit.

“Ne na dëmton më shumë prodhimi që vjen nga jashtë. Këtu vjen qumësht me 800 lekë nga Serbia, sepse ai vjen i subvencionuar. Ne nuk konkurrojmë dot në treg me ata, sepse prodhimet tona janë Bio. Ne jemi një industri pa çati, jemi një industri e rriskuar në çdo stinë të vitit, sepse edhe kushtet e motit kanë ndryshuar. Veprat ujore ku pinë ujë bagëtitë që nga koha e xhaxhit s’është vënë dorë, janë të shkatërruara. Ka ca vite që japin një subvencion, por edhe atë në një fashë të caktuar, deri në 800 krerë. I kanë bërë njerëzit me 5 nipte në familje, që t’i ndash bagëtitë. Ne 1200 lekë të reja marrim për një dele, edhe ato i zbresim. Ata që bëjnë politikat e bujqësisë s’na kanë pyetur kurrë çfarë problemi keni. Kur vjen momenti i kullotës vijnë dhe thonë hajde ta paguash. Atje shkruan që do ruash edhe veprat ujore, ato janë kthyer në gropa septike, s’janë më lera për bagëtitë. Ne paguajmë shkurret, se kullota s’quhen më ato”.

Ai thotë se 4 kompani të mëdha, që kanë lidhje politike, po konkurrojnë baxhot e vogla në treg./O.S

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV