Zbuloni punën më të vështirë në botë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Siberi, temperaturat zbresin në -50 gradë Celsius dhe këtu ka njerëz që duke sfiduar kushtet atmosferike si Mikhails Klus, detyrohen të punojnë në procese jetike të punës. Mirëmbajtja e anijeve të ankoruara është konsideruar si ndër punët më të vështira, sidomos gjatë dimrit të ashpër Siberian. Procesi i “vymorozka”, i cili mund të njihet ndryshe edhe si procesi i ngrirjes, është një punë e mundimshme dhe e lodhshme dhe kërkon javë të tëra për t’u realizuar. Punëtorët heqin akullin që mbështjell anijet, duke kontrolluar nëse ai ka shkaktuar probleme te këto mjete transporti.

Anijet e ankoruara në portin e Yakutsk në brigjet e lumit Lena, janë ndër burimet kryesore të ekonomisë së Siberisë. Vendasit megjithëse e konsiderojnë si ndër punët më të vështira për shkak të motit, thonë se gjithçka varet nga mënyra si organizon dhe menaxhon detyrën që të është caktuar.

Kjo punë kërkon jo vetëm qëndrueshmëri dhe forcë, por edhe saktësi ekstreme. Punëtorët duhet të sigurohen që të mos e presin akullin shumë shpejt dhe të mos depërtojnë në ujin poshtë. Sa më i ftohtë të jetë moti, aq më mirë ngrin akulli dhe aq më e qetë është puna, megjithatë, këto temperature ekstreme, nuk janë aq të lehta për të gjithë punëtorët./O.S

Të fundit

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Greqia blen raketa franceze! Vihet në zbatim plani 12-vjeçar për modernizmin e mbrojtjes

Vetëm disa ditë pasi Athina ka shpallur planin e saj 12 vjeçar për modernizimin e arsenalit të saj ushtarak me teknologji moderne me vlerë...

Kritere të reja për fermerët, bujqit ankohen për vështirësi në aplikim

Qeveria shqiptare ketë vit ka vënë në dispozicion të fermerëve 4.4 miliard lekë. Skema Kombëtare kësaj here është e ndarë në 8 masa ku kemi...

Lajme të tjera

Web TV