Sekretari Blinken nga Tirana: Muajin e ardhshëm përurohet Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se gjatë takimit me Kryeministrin Edi Rama në Tiranë, kishin biseduar për shumë çështje dhe se ishin përqendruar kryesisht tek ajo që po bëhet për të nxitur sigurinë. Ai theksoi se Shqipëria ka dhënë kontribute të rëndësishme në NATO, ndërsa tha se muajin e ardhshëm do të përurohet baza ajrore e NATO-s në Kuçovë.


“Sot diskutuam shumë çështje dhe u përqendruam tek ato që po bëjmë, për të nxitur sigurinë. Shqipëria ka qenë e para që ka ngritur dorën për ta ndihmuar Ukrainën, ka çuar ndihma ushtarake dhe është një nga 10 kontribuueset kryesore për të ardhurat për frymë atje. Shqipëria ka dhënë kontribute të rëndësishme në NATO, muajin e ardhshëm do përurojë bazën ajrore të NATO-s në Kuçovë. Secili prej nesh ka një angazhim të hekurt që të ndihmojmë njëri-tjetrin. Jemi falenderues që Shqipëria po bën pjesën e saj dhe është e angazhuar me detyrimet e saj. Ka mirëpritur me mijëra të evakuuar afganë, sot pata kënaqësinë të takoja disa prej tyre, ata do vijnë në SHBA për të vazhduar kapitullin e ardhshëm. Unë pashë jo vetëm mirënjohje, por edhe mënyra si janë mirëpritur nga populli shqiptar dhe është e vështirë ta përshkruash sa vlen kjo gjë për miqtë tanë afganë. Ne jemi vërtet të frymëzuar nga mënyra si e keni bërë këtë”, tha Blinken në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama./O.S

Të fundit

Trump në sy të Zelenskyt: Tani do marr Putinin në telefon dhe…

Presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi para gazetarëve gjatë takimit me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e...

Bilisht/ Humb jetën 55-vjeçari, sapo kishte dalë nga klinika dentare

Një 55 vjeçar ka humbur jetën sapo ka dalë nga nje klinikë dentare në qytetin e Bilishtit. Sipas të dhënave, mësohet se 55 vjeçari ka...

Bllokohen 14 turistë të huaj në kanionin e Langaricës

Policia e Përmetit ka shpëtuar 14 turistë të huaj që kishin mbetur të bllokuar në një pjesë të kanionit të Langaricës, teksa eksploronin më...

Trump komplimenton Zelenskyn për veshjen

Mes diskutimeve intensive mbi luftën dhe paqen, një moment i gëzuar ndodhi pikërisht tani në Zyrën Ovale, ndërsa zgjedhja e kostumit të zi nga...

Trump: Nuk kemi nevojë për armëpushim. Dua direkt paqe

Donald Trump thotë se nuk ka nevojë për një armëpushim në Ukrainë. Një marrëveshje paqeje mund të arrihet ndërsa Ukraina dhe Rusia janë në luftë,...

Lajme të tjera

Web TV